Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Taktikat e re e ISIS, djegia e të korrave

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Taktikat e re e ISIS, djegia e të korrave

Nga Seth J.Frantzman, “Jerusalem Post”

Vitin e shkuar, Hamasi përdori një mënyrë të re për të terrorizuar Izraelin. Aktivistët dhe mbështetësit e saj, nisën të lidhnin pajisje me lëndë djegëse nëpër balona, duke i lëshuar ato mbi kufirin e Gazës. Në Irak, Shteti Islamik ka djegur shumë fusha të mbjella me drithëra në qendër dhe veri të vendit, për të terrorizuar fermerët irakianë, dhe për të shenjestruar zona të ndryshme, përfshirë atë të Sinjarit, ku jetojnë pjesëtarët e minoritetit Jazid.

Më shumë se 2.000 zjarre janë vendosur në Izraelin jugor, dhe 8.700 hektarë janë djegur midis majit 2018 dhe majit të këtij viti, sipas Qendrës Informative Meir Amit. Përdorimi i balonave për të transportuar materiale djegëse mbi vijën kufitare, është shtuar ndjeshëm.

Kjo është padyshim një strategji inovative e përdorur nga Hamasi, kur kuptoi se protestat e mëdha të muajit mars dështuan, dhe kur aktivitetet e tjera si tunelet nëntokësore, u zbuluan nga autoritetet izraelite të sigurisë. Nuk janë të qarta marrëdhëniet mes ISIS dhe Hamasit, në këtë lloj taktike, por grupimet e dikurshme ekstremiste, kanë kopjuar taktikat e Hamasi në mbarë rajonin dhe në botë.

Për shembull sulmet kamikaze, shpërthimet, sulmet ajrore, goditjet në masë dhe sulme të tjera u bënë metoda të zakonshme sulmi ndaj Izraelit, para se të bëheshin aq shumë të zakonshme jashtë vendit. Mijëra hektarë me të korra janë djegur në Irak dhe Siri gjatë muajve të fundit, qëkur ISIS nisi përdorimin e zjarreve si një lloj arme.

Në muajin maj anëtarët e ISIS-it u infiltruan në fshatrat pranë Makhmur, një zonë e ekspozuar pasi gjendet përgjatë vijës kufitare me rajonin autonom të Kurdistanit, dhe ku ekziston një hendek midis tyre dhe forcave të ushtrisë irakiane. ISIS e shfrytëzoi atë hendek, dhe nisi kërcënimin e fermerëve. Grupimi u kërkoi fshatarëve taksa, në të kundërt i kërcënoi me djegien e fushave të tyre të mbjella.

Pas atyre incidenteve, ISIS filloi gjithsesi fushatën e djegies të tokave me të mbjella. Ai ka goditur kryesisht në Irakut qendror dhe verior, zakonisht pranë zonave që i kontrollonte dikur vetë. Gjatë kësaj fundjave, ISIS u akuzua për vendosjen e zjarreve pranë Sinjarit, një zonë ku jeton komuniteti Jazid.

Në vitin 2014 ISIS e sulmoi atë zone, duke kryer një masakër të madhe. Më shumë se 3.000 persona, rezultojnë ende të zhdukur. ISIS dëshiron të tregojë se aty ku ka ende forcë, siç ndodhi në Siri në muajin mars, gjenocidi i tij do të vazhdojë, çka pengon kthimin e pakicave në tokat e tyre.

Shuma e përgjithshme e tokës së djegur në Irak, mendohet të jetë më shumë se 8.000 hektarë. Fermerët, po humbin gjithçka që kanë për të siguruar mbijetesën e tyre. Deri tani, Iraku nuk ka dot një mënyrë për t’u përballur me zjarret. Vendi është ende duke e marrë veten nga ISIS, dhe shkatërrimet që grupimi solli në vend gjatë viteve 2014-2018.

Qytete si Mosuli, kërkojnë investime të mëdha për rindërtimin. Sidoqoftë, ISIS synon të godasë popullatën më të ndjeshme në fshat, aty ku siguria është ende e vështirë për t’u imponuar në vende si Niniva, dhe midis Kirkukut dhe Makhmurit, ose pranë Kakinçinit.

Synimi i Shtetit Islamik, është t’u pamundësojë një jetesë normale njerëzve në zonat rurale, dhe t’i mbajë ata vazhdimisht në ankth. Banorëve të zonës që kanë pikëpyetje nëse ISIS do të rikthehet, dhe që mbështesin qeverinë qendrore, po u dërgohen mesazhi se Shteti Islamik po rikthehet./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Djegiae ISISe ree te korravetaktika

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Patozi rebelohet ndaj Metës: Frenoje veten kur flet për ne, je produkt i pazareve të pista

Patozi rebelohet ndaj Metës: Frenoje veten kur flet për ne, je produkt i pazareve të pista

“Jemi në mesin e lojës”, zbardhet takimi i Ramës me socialistët për largimin e Metës

“Jemi në mesin e lojës”, zbardhet takimi i Ramës me socialistët për largimin e Metës

Salianji ‘analizon’ situatën: Cila është frika deri në palcë e kryeministrit Rama

Salianji ‘analizon’ situatën: Cila është frika deri në palcë e kryeministrit Rama







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

by mirseda
19:44 | 10/03/2026
0

Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për...

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com