Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Taksim zero për pagat deri në 40 mijë/ Rama dhe Ahmetaj ‘rrëzojnë’ Braçen

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Taksim zero për pagat deri në 40 mijë/ Rama dhe Ahmetaj ‘rrëzojnë’ Braçen

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes deputeti Erion Braçe dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ndërsa nuk ka munguar as ndërhyrja e kryeministrit Rama.

Deputeti Braçe ka propozuar taksim zero për ata që kanë pagë mujore deri në 40 mijë lekë. Por, kryeministri Rama ka mbështetur ministrin, duke kundërshtuar kështu propozimin e deputetit Braçe.

Pas diskutimeve dhe hedhjes në votim, 63 deputetë votuan kundër, 1 pro (vetë Braçe) dhe 12 abstemin.

ERION BRAÇE PËR TATIMIN MBI PAGAT DERI NË 40 MIJË LEKË NË MUAJ

«Ka ardhur koha që logjika për tatimin mbi të ardhurat të ndryshojë, pas transformimesh që kanë pësuar të ardhurat e individëve dhe kompanive. Ka ardhur momenti që ligji të rishikohet plotësisht, në këtë kontekst unë mendoj se ky vend ka nevojë të mbrojë një fashë të ardhurash të domosdoshme për çdo familje. Të ardhurat totale janë thjesht dhe vetëm nga puna, nga një rrogë, si ndodh edhe të vijnë nga qiradhënia, aksionet etj. Duhet të bëjmë një debat për të integruar gjithë të ardhurat e një familje për t’i deklaruar dhe për t’ia nënshtruar një tatimi progresiv në total. Duhet të mbrojmë të ardhurat minimale, ndodh në çdo vend të Evropës kjo, duhet ta bëjmë dhe ka arsye, se norma e rritjes së të ardhurave nga puna, më atë të të ardhurave nga kapitali nuk mund të barazohet menjëherë», tha Braçe.

PËRGJIGJA E MINISTRIT TË FINANCAVE, ARBEN AHMETAJ

Taksa e sheshtë u merrte shqiptarëve 10% nga paga dhe e çonte në buxhet dhe pastaj qeveria e shkuar e bënte rrush e kumbulla, janë 123 mld dollarë në vit që shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe progresivi teti ka bërë këtë, 97 % të punësuarve kanë ulje taksash.

Fasha nga 300-400 taksohet vetëm 1.89%, taksim simbolik në konceptim e mbajtjes në burim vetëm për të qenë brenda sistemit.

E dyta, të ardhurat nga kapitali, ne kemi nga 0 deri në 5% tatim fitimin zero dhe deri në 14 e kemi 5%. sipërmarrja e vogël, kemi 91% të sipërmarrjes së vogël që paguan o zero o 5 % dhe vetëm 9% e sipërmarrjes në vend paguan 15% ndërkohë që bujqësinë e kemi përjashtuar komplet, sugjeroj rrëzimin e amendamentit.

REAGIMI I RAMËS

Duke qenë së është bërë për një periudhë jo të vogël gjatë diskutimeve të buxhetit ky debat, e duke qenë se kam mundur ta ndjek nga fare këtë, por edhe nga ana tjetër duke pasur parasysh që FMN e ka nisur historinë  e marrëdhënies me ne në vjeshtën e 2013 me kërkesën për të ulur pagat e pensionet dhe sot e gjithë ditën i qëndron kërkesës për të zbritur më poshtë nivelin e taksimit të pagës, pra për ta filluar taksimi e pagës nga 150 mijë lekë të vjetra që natyrisht ne e kemi refuzuar, është mirë që të mos dalim nga konteksti në të cilin jetojmë. Kemi pasur një periudhë shumë të vështirë rregulli në llogaritë e shtetit.

Ajo që është shumë e rëndësishme të mos harrohet se sidoqoftë, ne i qëndruam që në buxhetin e parë premtimit për të kaluar nga taksa e sheshtë që ishte grabitje e mirëfilltë e atyre që fitonin më pak te taksimi i ndershëm, kush fiton më shumë paguan më shumë. Ne jemi shumica që kemi taksuar më fort ata që fitojmë më shumë.

Kur të më tregoni një vend në rajon që e takson zero biznesin e vogël me xhiro deri në 140 mijë dollarë, deri në 5% atëherë hajde dhe e bisedojmë. Pagat 400 taksoheshin 10%, sot paguhen vetëm 1.89% që është një taksim në raport me ata që janë 300 e poshtë qe nuk paguajnë asgjë.

Unë e kuptoj që mund të vijmë te kërkesa që kush lexon buxheti i shtetit t’i japë lekë, por nuk jemi këtu. Po kjo nuk do të thotë që u bë deti kos, nuk jemi armiqtë e atyre që kanë më shumë.

Tags: Ahmetajbracepagatramarrëzojnëtaksim

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Vrasja e Marvi Mihalit, e ëma: Kam parë videon, ja kush e qëlloi tim bir

Vrasja e Marvi Mihalit, e ëma: Kam parë videon, ja kush e qëlloi tim bir

Luftojnë kancerin dhe depresionin, ky vend dëshiron të legalizojë kërpudhat magjike

Luftojnë kancerin dhe depresionin, ky vend dëshiron të legalizojë kërpudhat magjike

“Misioni u krye!”/ Qeni i George HW Bush shtrihet pranë arkivolit (Video)

"Misioni u krye!"/ Qeni i George HW Bush shtrihet pranë arkivolit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com