Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin që u zhvillua mëngjesin e sotëm me presidentin Meta.
Sipas tij, në takim ata u njohën me provat e ndërhyrjes së kryeministrit Rama në reformën zgjedhore dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Zbardhet takimi i Metës me krerët e opozitës, paralajmërimet e Presidentit
“Në takimin me Metën u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes së Ramës në Reformën Zgjedhore dhe në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi i vetëm i këtij kryeministri është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe Gjyktës Kushtetuese. Aleatët dhe PD e kanë quajtur këtë një grusht kushtetues dhe një provë më shumë që me këtë qeveri reforma në drejtësi është e kapur”, tha ai.