Pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, ka reaguar Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Ky i fundit shkruan në rrjetin social Twitter se mirëpret marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
“Diskutime konstruktive me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Shqipëri sot. Unë mirëpres marrëveshjen për rrugën përpara për reformën zgjedhore”, shkruan Varhelyi.