Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Takimi Bushati-Kotzias, përfundon raundi i 3-të i diskutimeve

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Takimi Bushati-Kotzias, përfundon raundi i 3-të i diskutimeve

Ka përfunduar sot takimi tre ditor mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias. Bushati dhe Kotzias zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.

Në njoftimin e përbashkët të Ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, theksohet se diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim.

Takimi ka qenë i mbyllur për mediat, dhe pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve, rreth orës 12:00, delegacioni grek është nisur drejt Kapshticës, pa mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, ashtu siç u përfol më herët.

Kujtojmë se në përfundim të ditës së dytë të bisedimeve me homologun e tij grek, Nikos Kotzias në Korçë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati konfirmoi se është bërë progres i qenësishëm për sa i përket temave të diskutuara.

“Këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë, në 70 vite histori. Mund t’u them që kemi bërë progres të qenësishëm. E diela do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete”, deklaroi ministri Bushati.

Prej ditës së premte, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, kanë zhvilluar në Korçë takimin e dytë mbi bisedimet për çështjet e hapura mes dy vendeve, vijim i takimeve në Kretë, në Greqi një muaj më parë.

Në një intervistë televizive një javë më parë, Bushati i ndau në tre etapa problemet midis Shqipërisë dhe Greqisë në të së shkuarës, aktuale si dhe ato të së ardhmes.

Veç temave të ligjit të luftës dhe marrëveshjes së detit, në tryezë janë dhe raportet e sotme mes dy vendeve fqinj, si çështja e vulës apostile, kthimet e emigrantëve në kufi, njohja e lejeve të drejtimit dhe tekstet mësimore.

Tags: Bushati-Kotziasi 3-tëi diskutimeveperfundonRaunditakimi

TË LIDHURA

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ
Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat
Aktualitet

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

19:23 | 08/11/2025
Next Post
A mund të rilindë një vend në madhështinë e tij të dikurshme?

A mund të rilindë një vend në madhështinë e tij të dikurshme?

Takimi Bushati-Kotzias, PD: Shqipëria e ka humbur rolin e saj në rajon

Takimi Bushati-Kotzias, PD: Shqipëria e ka humbur rolin e saj në rajon

FOTO/Surpriza e seancës, Berisha sillet ftohtë me Bashën

FOTO/Surpriza e seancës, Berisha sillet ftohtë me Bashën







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com