Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme.
Edhe pse në momente të vështira sipas tij, ai mori vlerësime shumë të mira nga nga zyrtarët e BE-së për vendin tonë.
Edi Rama: ”Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”.
Edi Rama u takua me Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, komisionerin europian për zgjerim, Oliver Varhelyi, presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Kjo e fundit e ka pritur Ramën duke bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.