Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin.

Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, Oleksandr Korniyenko, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

E rëndësishme është që ne të kuptojmë se si janë vendosur të gjitha proceset, pse mjekët refuzojnë të vaksinohen,” tha Korniyenko.

“Kjo është shumë e keqe, por nuk ka asnjë mundësi tjetër nëse një person nuk vjen, vaksina mund të mbahet e hapur për 2-3 orë, më pas duhet të hidhet,” tha Kreu i Parlamentit të Komitetit Shëndetësor, Mykhailo Radutskyi.

Deri më tani Ukraina ka marrë vetëm 500 mijë doza nga AstraZeneca, ndërsa vetëm 3, 141 doza janë përdorur për vaksinimin e popullsisë.