Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tahiri pagoi 20.000 $ që ambasada e SHBA të mos komentonte gjatë procesit

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tahiri pagoi 20.000 $ që ambasada e SHBA të mos komentonte gjatë procesit

Sipas një deklarate plotësuese dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA nga kompania e lobimit Stone Strategic Solutions Srl, ish-ministri i Brendshëm pagoi 20 mijë dollarë që ambasada e SHBA në Tiranë të mos komentonte gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Në një deklaratë plotësuese të dorëzuar në fund të korrikut në Departamentin e Drejtësisë në SHBA kompania Stone Strategic Solutions Srl, e cila ishte pajtuar në fillim të vitit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sqaron se kishte takuar stafe të dy kongresmenëve dhe senatorit Ted Cruz dhe drejtues të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, me të cilët ishte diskutuar “nevoja që personeli i Ambasadës së SHBA të mos komentonte gjatë procesit gjyqësorë të të huajve”.

Në shpjegim po ashtu thuhet se përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit u është bërë me dije ndikimi i madh që ambasada kishte në gjykatat shqiptare, ndërsa mësohet se Tahiri pagoi 20 mijë euro për lobimin që u bë i ditur në fillim të vitit.

Ish-Ministri i Brendshëm që u akuzua për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe u dënua fillimisht nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 5 vjet vetëm për shpërdorim detyre. Çështja ndaj tij u apelua dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi prishjen e vendimit dhe rikthimin e saj për rigjykim.

Gjatë procesit Tahiri pati disa përballje publike me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë para dhe gjatë gjykimit.

Fillimisht ambasada ngriti alarmin për presione gjatë shqyrtimit të një mase sigurie ndaj Tahirit. Pas vendimit, në shtator të vitit që shkoi, përgëzoi gjetjen fajtorë të tij si shenjë pavarësie e gjyqësorit, por e cilësoi dënimin shkurajues. “Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat”, shprehej ambasada.

Tahiri i cilësoi këto komente si presion i madh ndaj gjykatës, ndërsa tha se vendimet e gjykatës nuk duhej të komentoheshin aq më shumë nga ambasada. I pyetur mbi marrëdhënien e lobimit Tahiri i tha BIRN se nuk do të komentonte. Ndërkohë deri në publikimin e shkrimit nuk pati koment as nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Vëzhgues të ambasadës kanë vijuar të jenë të pranishëm në seancat gjyqësore në apel, ndërsa ndoqën edhe procesin në shkallën e parë.

Tahiri nuk është i vetmi politikan apo figurë publike në Shqipëri që është në përplasje me qëndrimet e ambasadës në kryeqytet apo vendimet e Departamentit të Shtetit. Një kontratë lobimi kundër vendimit për shpalljen “non grada” është regjistruar në emër të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.  Një sërë gjyqtarësh u është revokuar viza për në SHBA dhe janë rrëzuar në veting për këtë arsye. /BIRN

Tags: ambasada amerikanepagoisaimir tahiri

TË LIDHURA

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO
Politikë

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO

19:13 | 13/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës
Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

18:36 | 13/02/2026
Next Post
Kapriçot e motit, ulen temperaturat

Kapriçot e motit, ulen temperaturat

Njihuni me shenjat më të shtirura të horoskopit

Sukses në punë dhe fat në dashuri. Shenjat që sot do të triumfojnë

Fituesi i lotarisë mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga ambasada e SHBA-së

Aida Hajnaj merr detyrën si drejtuesja e parë e BKH-së/ Ambasada e SHBA-së: Një gur i rëndësishëm kilometrik







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO
Politikë

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO

by mirseda
19:13 | 13/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në...

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

18:36 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën

17:30 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com