Tahiri nuk ka kursyer askënd, duke hedhur një sërë akuzash ndaj politikës, ambasadave dhe medias. Në prononcimin për media, ish-ministri i është përgjigjur akuzave të hedhura nga aktorë të ndryshëm të opozitës. Ai e ka cilësuar Bashën si një kriminel ordinier. Por pas nuk ka lënë edhe Berishën.
“Unë nuk jam Lulzim Basha, kriminel ordiner që vodhi e vrau bashkë me Berishën. Dhe nuk janë hetuar, nuk janë gjykuar e nuk janë dënuar.
Dalin e thonë se Edi Rama po mbyll hetimin për mua, që pika nuk iu bie.
Nuk e dinë që drejtësia e blerë për mua, qoftë dhe nga Edi Rama, është më keq se çdo dënim.
Por unë nuk e kam të largët dhe as shqiptarët nuk e kanë të largët natën kur Luli me Saliun i shkuan në shtëpi Metës, dhe tallnin dhe gurabijen me popullin duke thënë se sa mirë kishte gatuar Monika”, tha Tahiri.