Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tahiri: Llumi i politikës dhe rrugës më tradhtoi. As ambasadorit Lu nuk i shtrihem barkas

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Tahiri: Llumi i politikës dhe rrugës më tradhtoi. As ambasadorit Lu nuk i shtrihem barkas

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në rrëfimin e tij të gjatë në emisionin “Opinion” theksoi se ai është i gatshëm të shkojë në burg për t’u përballur me të vërtetën dhe do të përballet me ata që e kanë tradhtuar, siç e cilësoi ai si llumi i politikës dhe rrugës. Ndërsa tha se nuk i përkulet as ambasadorit, Donald Lu, siç kanë bërë disa krerë të lartë të politikës, duke lënë të kuptohet kryeministrin Edi Rama. 

Kush janë ata që të luftojnë nga PS-ja? A keni dokumente, informacione?

E di që ju xhiron kjo ideja se si ish-ministër i Brendshëm ka informacione me stivë nga pas, e cila edhe pse nuk është larg së vërtetës. Unë nuk jam kjo racë dhe nuk kam ndonjë bagazh me informacione. Por unë ia dal vetë dhe do t’i dal përballë kujtdo deri në zbulimin  e së vërtetës. Sot kam dëshirë të qetësoj tim bir. Dhe nuk dua të shohë që kur të bëhet 16 vjeç të më mendojë me pikëpyetje. Por, kusuret e mia, dhe llumin e politikës që është mësuar të bashkëjetojë me llumin e rrugës unë do të përballem në mënyrë spektakolare, për sa kohë ka njerëz që besojnë tek unë për të vërtetën.

Me kë do të përballeni?

Mos i fryni asnjë lloj konspiracioni. Mos i fryni asgjëje. Jam nga ata njerëz që ia them sy duke nisur që nga kryeministri deri tek i fundit. Nuk jam ai lloj politikani. Kam parë në politikë që nuk bëjnë asnjë betejë. Unë jetoj në politikë për të bërë beteja. Edhe i arrestuar do të bëj betejën time të jetës.

Me kë do të luftoni?

Do të luftoj qoftë edhe i vetëm. Unë kam zgjedhur këtë rrugë. Unë nuk di të jetoj në politikë me aleanca të pista. Unë di të bëj beteja.

A ndjeheni i zhgënjyer?

Nuk dua besnikëri nga askush. Nuk dua asnjë aleancë me askënd. Sot mund të mos kisha asnjë armik në politikë dhe t’i kisha të gjithë miq. Unë zgjodha të bëja betejat e mia. Kam zgjedhur policin kur i ka vënë gjobë deputetit. Ajo zgjedhje që kam bërë atëherë po e mbaj mbi kurriz sot.

A keni folur apo keni pyetur tani së fundmi me ndonjë nga Habilajt?

S’kam pasur asnjë kontakt me ta.

Pse tentuat ta takonit Llallën?

I kërkova Prokurorit të hapte hetimet për mua. Ky ishte motivi që kisha interes që të zbardhej deri në fund. Nuk i kam fshehur asnjë akuzë. Tani po ndodh e njëjta gjë ashtu sikur isha në opozitë. Jam dënuar pa fund. S’kam qenë as naiv dhe as Don Kishot. Unë kam dashur të bëja betejat që i kam konsideruar të drejta.

Tentuat ta takonit?

I kërkova të hetojë dhe verifikojë. Ai kishte disponibilitetin për të më takuar. Por unë kisha konferencën për shtyp dhe ai kishte axhendën e tij dhe nuk u takuam dot.

A ka pasur përplasje midis jush?

Edhe ka pasur, por më shumë ka qenë marrëdhënie institucionale.

A keni kontaktuar me z. Xhafaj?

Jo asnjëherë. Nuk kam kontaktuar me të.

Që kur ka marrë detyrën nuk keni kontaktuar me të?

Jo asnjëherë.

A keni ndonjë se cilat janë familjet mafioze dhe a kanë ato lidhje me politikën? A janë të reja apo janë të vjetra?

Unë kam respekt për ambasadorët në tërësi edhe pse gjatë detyrës i kam njohur ndryshe, secilin sipas natyrës së tij.

Edhe z. Lu?

Sigurisht edhe atë. S’jam ai lloj politikani që shtrihet barkas para një ambasadori. Nuk jam ai lloj politikani që t’i puthja dorën ndonjë ambasadori. Mendoj se Shqipëria është një vend sovran dhe nuk pres t’i zgjidhë ambasadori. Në shtëpinë time i zgjidh vetë problemet. Shqipëria nuk ka nevojë se sa familja apo klane mafioze ka.

Tags: burghetimetllumiLupolitikesramashpresojTahiri

TË LIDHURA

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

19:24 | 02/12/2025
Next Post
Ja si u mbyllën ndeshjet e Europa League

Ja si u mbyllën ndeshjet e Europa League

Tahiri: Rama përdor deputetët për lidhjet me banditët

Tahiri: Rama përdor deputetët për lidhjet me banditët

Çfarë ka ndodhur më 20 tetor?

Çfarë ka ndodhur më 20 tetor?







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Administrata Trump pezullon kërkesat për emigracionin nga 19 vende
Bota

Administrata Trump pezullon kërkesat për emigracionin nga 19 vende

by mirseda
08:17 | 03/12/2025
0

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pezulluar të gjitha aplikimet për imigracionin, përfshirë...

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

22:42 | 02/12/2025
I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com