Policia ka hequr tabelat në greqisht në Bashkinë e Finiqit në jug të vendit. Punonjës të ARRSH të ndihmuar edhe nga forcat e rendit kanë larguar tabelat me mbishkrime greqisht dhe shqip. Aksioni ka ndodhur në orët e vona të natës.
Tabelat të cilat prej ditësh pushtuan fshatrat e Sarandës, ishin në kundërshtim me ligjin, pasi vihej re se në to nuk ishte përdorur fare gjuha shqipe, por edhe aty ku është përdorur, është vendosur si gjuhë dytësore.
Pas denoncimeve të shumta për këtë veprim, ka reaguar Policia e Shtetit. Gjatë mesnatës, efektivë të uniformave blu kanë bërë të mundur heqjen e të gjitha tabelave.