Pasditen e së djelës dhe të hënën priten reshje të dobëta shiu ndërsa në pjesën verilindore reshjet janë me intensitet më të lartë. Instituti i gjeoshkencave parashikon vranësira fillimin e javës së ardhshme ndërsa temperaturat do vijojn te jene te larta.
Të hënën temperaturat në bregdet variojnë nga 17 gradë celsius që është temperatura minimale në 23 gradë në temperaturën maksimale.
Në vendet e ulëta temperatura maksimale nuk do të kalojë 22 gradë celsius dhe në vendet malore ato do të variojnë nga 11 deri në 18 gradë celsius.
Sipas sinoptikanëve pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.
Luhatje minimale të temperaturave do të kemi edhe përgjatë ditëve të martë dhe të mërkurë por sipas meteorologëve ato do të jenë të pandjeshme. Deri të enjten parashikohen vranësia, shira por temperaturat do të vijojnë të jenë 23 dhe 25 gradë celsius.
Ditët me diellë pritet të kthehen fundjavën e ardhshme.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17/ 23 °C
në vendet e ulëta: 19 / 22 °C
në vendet malore: 11 / 18 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.15) dhe nesër (e hënë, dt.16), pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.