Në kryendeshjen e Superligës që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 19:00 mes Skwnderbeut dhe Partizanit, ka një fakt që le për të dëshiruar në repartin e sulmit për të dy ekipet. Sulmues të ardhur me shumë bujë në 180’ minuta të luajtur nuk kanë arritur akoma të shkundin rrjetën. Bëhet fjalë për përforcimin më të madh të Partizanit në merkaton e verës, Edgar Çani, i cila vazhdon të mos jetë në lartësinë e duhur që të marrë në dorë majën e sulmit të “demave”.
Në kampin tjetër është sulmuesi afrikan, Sowe, i afruar së fundmi nga Skënderbeu, tek i cili trajneri Daja ka shprehur shumë besim por që akoma nuk ka arritur të zhbllokohet e të gjejë golin. Mbetet për tu patë nëse reparti i sulmit të dy ekipeve elitarë në Superligë, ti kenë rezervuar golat për supersfidën e ditës së sotme.