Atletiko Madrid firmos fitoren e katërt radhazi në sfidën përballe Sevilias, që përfundoi pak çaste më parë. Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste nga të dyja ekipet por duke mos arritur të zhbllokojnë rezultatin. Për ‘los colchoneros’ starti i pjesës së dytë ishte fantastik, belgu Carrasco depërton mjaft mirë në zonë duke shmangur edhe portierin dhe dërgon topin në rrjetë.
Sevillia hidhet në sulm por nuk arrin të thyej mbrojtësit madrilen. Në të 69’ minutë është francezi Griezman që dyfishon rezultatin për ekipin e tij duke shfrytëzuar mjaft mirë një top brenda zonës. Madrilenët i shkaktojnë humbjen e parë Sevilias këtë sezon, ndërsa djemtë e Simeone-s renditen përkohësisht në vendin e dytë, duke pritur të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 6-të në LaLiga. /Tirana Today
Golat e ndeshjes :