Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Superkupa e Italisë, Juventusi përballet me Lacion

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Superkupa e Italisë, Juventusi përballet me Lacion

Sonte në Stadiumin “Olimpico” Juventusi dhe Lacio do të masin forcat edhe për trofeun e parë të sezonit.

Krejt ndryshe nga edicioni i kaluar, që u zhvillua në Doha të Katarit, vetëm dy ditë përpara festës së Krishtlindjes, këtë radhë drejtuesit e futbollit italian vendosën që Superkupa t’i paraprijë sezonit, duke patur parasysh që kampionati italian starton pikërisht fundjavën e ardhshme. Rekordmenët e këtij kompeticioni marrin pjesë për të gjashtë herë radhazi, sidoqoftë këtë herë bëhet fjalë për një trofe jubilar, pasi ky është edicioni i 30 i Superkupës së Italisë.

Milani është mbajtësi i këtij trofeu, gjithsesi “kuqezinjtë” bashkë me “zonjën e vjetër” janë edhe dy klubet që kanë fituar më shumë, në historinë e këtij aktiviteti, plot shtatë herë, ndërsa Interi vjen menjëherë më pas, me pesë të tilla. Si Juventusi ashtu edhe Lazio duket se janë abonuar në finalet e Superkupës, pasi përballja e Olimpikos është gjithashtu e treta në pesë edicionet e fundit, që këto dy skuadra diskutojnë ndërmjet tyre. Pas disfatës së Kardifit në Champions “bardhezinjtë” kanë ndryshuar disi, teksa është larguar Leonardo Bonucci, gjithsesi në skuadër janë afruar emra të tillë si Bernardeschi, Douglas Costa, De Sciglio apo qoftë edhe portieri polak Szczesny.

Në krahun tjetër Simone Inzaghi ka humbur në merkato organizatorin argjentinas Lucas Biglia dhe me shumë gjasa “bardhekaltërit” do të lënë të lirë gjithashtu edhe sulmuesin e ri nga Senegali Keita Balde. Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka dhënë për të sigurtë në formacionin fillestar vetëm emra të tillë si Buffon, Higuain, Dybala dhe Mandzukic ndërsa në krahun tjetër forca e Lazios dihet është grupi. Këto dy skuadra janë ndeshur shumë shpesh këto vitet e fundit, madje tre muaj më parë po në të njëjtin stadium “zonja e vjetër” kompletoi për të tretin sezon radhazi “dopjetën”, teksa mundi ekipin e Simone Inzagit në finalen e Kupës së Italisë, falë golave të realizuar nga mbrojtësit Dani Alves dhe Leonardo Bonucci.

Në dhjetor Juventusi e humbi Superkupën pas gabimeve nga pika e 11-metërshit të dyshes Mandzukic – Dybala, sidoqoftë këtë herë “bardhezinjtë” janëe dukshëm favoritë teksa kanë fituar 12 nga 14 përballjet e fundit ndërmjet tyre. Supremacia e skuadrës së Alegrit është evidente, pasi rekordmenët e Italisë kanë fituar rresht shtatë sfidat e fundit nes tyre, madje pa pësuar as gol, pa harruar aspak edhe dy sukseset 4-0 dhe 2-0 pikërisht në Superkupë, respektivisht në Romë dhe Shangai. Superkupa do të luhet në orën 20:45.

Tags: formacionetJuventuslazioOlimpicoSuperkupa

TË LIDHURA

Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë
Sport

Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë

20:07 | 13/03/2026
Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Next Post
Përmirësohen marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Katarit

Përmirësohen marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Katarit

Perëndimi i shqetësuara për ngërçin politik në Kosovë

Perëndimi i shqetësuara për ngërçin politik në Kosovë

Rama publikon raportin, fierakët janë të shqetësuar për legalizimet dhe ndotjen

Rama publikon raportin, fierakët janë të shqetësuar për legalizimet dhe ndotjen







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com