Portugalia e udhëhequr nga “strategu” Kristiano Ronaldo di të marrë fitoren në momentet e duhura. Përfaqësuesja portugeze ka arritur që të rikthej rezultatin në miqësore me Egjipitin. Pjesa e parë e këtij takimi përfundojë pa fitues dhe me rezultat 0-0.
Por, në pjesën e dytë gjërat ndryshuam duke rritur optimizmin tek të dyja ekipet. Loja e tyre u bë më kërkuese, ndërsa edhe golat nuk munguan.
Edhe pse ishin të parët egjiptianët që kaluan në avantazh, gëzimi i tyre nuk do të zgjasë shumë pasi ishte Ronaldo ai që bëri “magjinë” duke përmbysur gjithçka. Ylli madrilen Kristiano Ronaldo shpartalloi me dopietë ëndrrën e egjiptianeve, ndërsa golat u shënuan në minutat e fundit të takimit. Edhe pse Salah tregoi prezencë duke shënuar i pari, ishte Ronaldo ai që eklipsoi kombëtaren e Egjiptit duke shënuar dy gola spektakolarë.