Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare, hackerat kërkojnë 30 mln dollarë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kaluan katër ditë dhe e-Albania, shërbimi on line i të gjithë zyrave të shtetit nuk është ringritur. Pothuajse janë paralizuar shërbimet në pjesën më të madhe të zyrave të shtetit. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera. Thuhet gjithashtu se është duke u punuar për të rikthyer në punë sistemin. Por ajo që nuk thuhet, përmendej nga ekspertët e IT të cilët kuptojnë thelbin e një sulmi kibernetik. “Top Channel” mëson se në kompjuterët e selisë qendrore të AKSHI-t dhe e-Albania ka dalë kjo tabelë e cila pretendohet se është e hakerave.

Në të thuhet: Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PS e prekur.

Më pas janë publikuar disa numra telefoni shqiptarë. Këta numra janë të krerëve të shtetit shqiptar dhe familjarëve të tyre dhe jo të hakerave. Në këtë mënyrë, mesazhi kërkon të japë një sinjal të qartë politik për qëndrimin e shtetit shqiptar.

Mesazhi mbyllet edhe me një koment që ngre shumë dyshime. Në të thuhet: Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.

Në këtë mënyrë hakerët kanë dashur të tregojnë lidhjen e tyre me shtetin iranian, që prej kohës ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jo mike për shkak se strehon anëtarët e opozitës iraniane.

Por mesazhi i dytë ngre dyshime të tjera. Burimet i thanë “Top Channel” se në një mesazh të dytë janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në Bitcoin.

Hakerat kanë bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar me sistemet më të vështira për tu zbërthyer. Ndërkohë, mësohet se dëmi që kanë shkaktuar është shumë i madh, sepse virusi i përdorur fshin dokumentet në çdo institucion dhe numri i kompjuterave të prekur është shumë i madh.

Ndërkohë që ende nuk është e qartë se sa ditë apo sa muaj mungojnë në skedarët e back up të e-Albania. Mesazhi i shfaqur në kompjuterët e AKSHI-t nuk mund të thuhet se tregon qëllimin e vërtetë të sulmuesve. Kjo për faktin se virusi i përdorur përveçse bllokon të dhënat, edhe i fshin ato. Por edhe krijon një rrugë komunikimi mes kompjuterëve dhe i jep mundësi hakerave që të kopjojnë çdo të dhënë por edhe ti fshijnë ato.

Hakerat ndërkohë janë njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe, dhe përdorin numra shqiptarë. Identiteti i hakerave nuk është aspak një alibi për faktin që e-Albania kishte një sistem mbrojtës aq të dobët sa u shemb kaq lehtë. /Top Channel

Tags: e-albaniahackeratsulmi kibernetik

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Next Post

Putin vuan nga kanceri? Shefi i CIA-s flet për spekulimet ndaj presidentit rus

Mario Draghi braktiset nga partitë, pritet të japë dorëheqjen si kryeministër i Italisë

Kryeministri i Sri Lankës betohet si president, qytetarët: Nëse s’marrim ushqime e ilaçe do dalim në rrugë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

by mirseda
19:35 | 08/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS sot ka misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin...

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në Sheshin Skënderbej

18:30 | 08/06/2026

Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët kundër projekteve në Rrjoll dhe Zvërnec

18:25 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com