Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar pas sulmit në dy bazat ushtarake amerikane. Ministria bën me dije se Forcat e Armatosura nuk kanë efektivë në Irak.
“Forcat e Armatosura nuk kanë efektivë në Irak”, është njoftimi i përcjellë nga Ministria e Mbrojtjes, në një kohë që janë rritur ndjeshëm tensionet.
Irani ka sulmuar me 22 raketa balistike bazat amerikane ushtarake në Irak. 80 persona kanë humbur jetën.
Presidenti amerikan Donald Trump, është shprehur se SHBA ka ushtrinë më të fuqishme në botë. Sulmi në fjalë vjen pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani në Bagdad.