Ish-kryeministri Berisha, ka reaguar pas sulmeve tronditëse në SHBA, ku të paktën 30 persona gjetën vdekjen.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha i ka dënuar rëndë këto sulme duke i cilësuar ato si “akte barbare”, teksa shpreh solidaritetin e tij me popullin amerikan.
Më tej, Berisha shprehet se personat përgjegjës ndaj këtij krimi çnjerëzor duhet të marrin sa më parë dënimin e merituar.
Postimi i plotë:
Dy akte barbarie! Miq, dje ne Teksas dhe ne Ohio persona te armatosur ne nje akt barbarie ekzekutuan me bresherite e armeve te tyre perkatesisht 20 dhe 10 qytetare dhe plagosen me dhjetra te tjere.
Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte mizore qe moren jeten tridhjete qytetareve te pafajshem dhe plagosen dhjetra e dhjetra te tjere, shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave, autoritetet dhe kombin amerikan, uroj sherim te plote te plagosurve dhe ndeshkimin me te rrepte ndaj autoreve dhe te gjithe atyre qe jane te implikuar ne keto akte horror kunder njerezve te pafajshem! Sb.