Kryeministri Rama, shpeshherë është sulmuar në Parlament nga demokratët me bojë, me vezë dhe me letra. Ai ka paralajmëruar ashpërsime në Kodin Penal për të gjithë personat apo ish-deputetët, që do të tentojnë të godasin zyrtarët e lartë të qeverisë apo dhe të pushtetit vendor.
“Ku do shkoj unë për vete, 198 cm i kam, sa më lart do shkoj, por për të gjithë ata që duhet të kenë paga më të larta, do ta bëjmë të mundur, kushte më të mira, në shkolla, pavione, njësoj si kanë filluar të bëhen kushtet, në shumë shkolla, spitale, e qendra shëndetësore, e ne do ta bëjmë të mundur hap pas hapi.
Përgjigje shumë të qartë dhunës mbi mjekët, çdo goditje për shkak të detyrës, arbitrat, lojtarët, policët, e deri mbi përfaqësuesit e popullit në Parlament, Qeveri, Bashki, kudo qofshin, edhe në sallën e Kuvendit, për këdo që ngre dorën kundër kujtdo në detyrë publike, do të garantojnë dënime në Kodin Penal, të pashmangshme nga asnjë prokuror. Shteti ka për detyrë ti tregojë vendin e merituar”, tha Rama.