Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sulmet ndaj dy anijeve cisternë, shtohen tensionet mes SHBA dhe Iranit

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Sulmet ndaj dy anijeve cisternë, shtohen tensionet mes SHBA dhe Iranit

Sulmet e dyshuara ndaj dy anijeve cisternë në Gjirin e Omanit kanë shtuar tensionet mes SHBA dhe Iranit. Për ministrin e Jashtëm amerikan, Pompeo është e qartë, se kush fshihet pas sulmeve.

Qeveria e Uashingtonit akuzon udhëheqjen në Teheran për incidentet me dy anije transporti në Gjirin e Omanit. Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo tha në Uashington, se vlerësimi i qeverisë së SHBA, është se Republika Islamike e Iranit është përgjegjëse për sulmet që u zhvilluan në Gjirin e Omanit. Bëhet fjalë për „një shkallëzim të papranueshëm të tensioneve nga ana e Iranit”, deklaroi Pompeo. Sipas tij, vlerësimi amerikan bazohet në informacione të shërbimeve sekrete dhe tek armët e përdorura, që ngjasojnë me sulmet e zhvilluara kohët e fundit.

Të enjten (13.06) ishin të prekur nga këto sulme një anije cisternë e një firme gjermane si edhe një tjetër e një firme norvegjeze. Dy anijet cisternë u dëmtuan, por ekuipazhi arriti të evakuohej. Në afërsi të vendngjarjes ndodhet Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare që lidh rajonet e pasura me naftë të gjirit, me detin e hapur. Përmes kësaj ngushtice kryhet në një masë të madhe transporti i naftës me anije cisternë. Pompeo tha, se Irani ka interes të detyrojë SHBA të heqë sanksionet, por qeveria amerikane i vazhdon përpjekjet diplomatike dhe ekonomike „për ta sjellë Iranin në kohën e duhur në tryezën e negociatave”.

Priten sulme të tjera

SHBA, sipas qarqeve qeveritare, llogarit me sulme të tjera ndaj anijeve cisternë në gji. „Ne nuk besojmë, se ka mbaruar”, u tha të enjten në Uashington. SHBA po konsultohet me aleatët për një sërë mundësish për të mbrojtur transportin e anijeve cisternë në Gjirin e Omanit, thuhet më tej.

Irani e kundërshtoi menjëherë pretendimin amerikan, se është përgjegjës përgjegjës për incidentet në Gjirin e Omanit. „Irani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e pabazuara amerikane lidhur me incidentet me anijet cisternë më 13 qershor dhe i dënon ato ashpërsisht.”, bëri të ditur përfaqësia diplomatike e Iranit në Kombet e Bashkuara.

Në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit, SHBA nuk ofruan prova për përgjegjësinë e pretenduar të Iranit.” Nuk kemi diskutuar asnjë lloj prove”, tha ambasadori kuvajtian, Mansur al-Otaibi pas seancës, vend që mban kryesinë e radhës këtë muaj. Ai kërkoi një hetim të pavarur dhe të imtësishëm. Por ushtria amerikane ndërkohë ka publikuar një video, e cila rëndon gardat iraniane të revolucionit. Ajo tregon, se si një anije e gardave i afrohet anijes cisternë.

Reagime të shqetësuara

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres paralajmëroi nga shkallëzimi i situatës. „E ndjek me shqetësim të thellë incidentin në Ngushticën e Hormuzit. E dënoj me ashpërsi çdo lloj sulmi ndaj anijeve civile”, tha Guterres që theksoi, se ajo që nuk mund të dojë bota është një konfrontim i madh në rajonin e gjirit. „Duhet të përcaktohet, se kush është përgjegjës për incidentet.” Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i quajti sulme të tilla si jashtëzakonisht shqetësuese. Sulmet ndaj anijeve të transportit nuk janë vetëm kërcënim për rrugët e hapura tregtare. „Në situatën aktuale ato janë një kërcënim për paqen.” BE bëri thirrje të enjten për vetëpërmbajtje./DW

Tags: AnijecisternëiranSHBAtension

TË LIDHURA

Etna sfidon shkencën
Aktualitet

Etna sfidon shkencën

19:37 | 15/04/2026
Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore
Bota

Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore

19:32 | 15/04/2026
Hormuz: 48 orë pa lëvizje anijesh iraniane
Bota

Hormuz: 48 orë pa lëvizje anijesh iraniane

19:17 | 15/04/2026
Next Post
I nxehti pushton vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat

I nxehti pushton vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Artan Hoxha nxjerr fotot dhe plas ‘bombën’: E gjithë Shkodra e di kush janë vrasësit!

Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës: Mos e kërkoni ’97-tën

Formacionet/ Reja ndryshon gjysmën e titullarëve, ja kush do të jetë kapiten

Zbardhet strategjia e Berishës-Metës-Bashës dhe Kryemadhit, sulm Ramës në çdo qytet







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

by mirseda
20:03 | 15/04/2026
0

Dëmet e shkaktuara nga zjarri do të ishin shumë më të pakta nëse materiali i fasadës do...

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin

Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin

19:49 | 15/04/2026
Mbushet infermieria, Vllaznia në krizë para sprintit final

Mbushet infermieria, Vllaznia në krizë para sprintit final

19:46 | 15/04/2026
Kualifikueset e Europianit U-19, Shqipëria e vajzave fiton pastër ndaj Lihtenshtejn

Kualifikueset e Europianit U-19, Shqipëria e vajzave fiton pastër ndaj Lihtenshtejn

19:42 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com