Prokuroria ka firmosur 5 urdhër arreste në vendin tonë në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë. Urdhër-arrestet janë firmosur për punonjës të Departamentit të Administratës Publike dhe të Ministrisë së Brendshme.
Bëhet me dije se personat në fjalë akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Sistemet shtetërore në vendin tonë u sulmuan nga hakerat iranianë në fund të muajit korrik, dhe gjithashtu në muajin shtator. Gjatë javëve të fundit, hakerat kanë publikuar një sërë të dhënash sensitive dhe e-maile të brendshme të funksionarëve dhe ish funksionarëve të lartë.