Një sulm terrorist ka ndodhur ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch, në Zelandën e Re, duke lënë 49 persona të vdekur.
Sulmi është kryer gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë, ndaj xhamisë Noor në Hagley Park dhe xhamisë në Lindwood.
Pas ngjarjes së rëndë, ka folur kryeministrja Jacinda Ardern, e cila tha se kemi të bëjmë me një sulm terrorist, ndërsa konfirmoi më tej 40 viktimat, numri i të cilëve ka shkuar deri më tani në 49 dhe mund të rritet.
Nga sulmi kanë mbetur po ashtu rreth 40 persona të plagosur. Sipas Ardern, policia ka arrestuar 4 persona të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen, një prej tyre shtetas i Australisë.
Sipas kryeministres, asnjëri prej agresorëve nuk ka qenë në listën e kërkimit të policisë, ndërsa policia ka kërkuar mbylljen e të gjitha xhamive pas sulmit.
Two mosques have been attacked in New Zealand by gunmen resulting in a ‘number of fatalities’. Police have arrested four suspects – 3 men and a woman.
More on the story: https://t.co/Gdd9rC12X9 pic.twitter.com/kJTLzziAru
— Al Jazeera English (@AJEnglish) March 15, 2019