E mërkurë, 27 Janar, 2021
7 C
Tirana

Shehu: Shqipëria, nën një grusht shteti kundër demokracisë

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu deklaron se Shqipëria është aktualisht nën një grusht shteti kundër demokracisë.

Ai arsyeton se kjo vjen si pasojë e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar procedurës së zëvendësimit të mandateve të deputetëve të dorëzuara në grup si opozitë, që sipas tij nuk ka asnjë bazë ligjore e kushtetuese.

Shehu shkruan se tentativa për të quajtur funksional Kuvendin me një përbërje shumë më të vogël deputetësh se 140 nuk ka asnjë bazë ligjore për numrin minimal të deputetëve të domosdoshëm.

STATUSI I SHEHUT

Aktualisht Shqipëria, pa Gjykatën Kushtetuese është nën një grusht shteti kundër demokracisë!

Procedura e tanishme e zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të dorëzuara këto në grup si opozitë, nuk ka asnjë bazë ligjore e kushtetuese.

Veprimet e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me këtë nuk janë të pajtueshme as edhe me procedurat ligjore për rastet individuale.

Vendimet e KQZ për zëvendësimin e këtyre mandateve bien ndesh edhe me vendimin e vitit 1993 të Gjykatës Kushtetuese, për zëvendësimin jashtë vullnetit të partisë të tre mandateve të PD në atë periudhë.

Tentativa për të quajtur funksional Kuvendin me një përbërje shumë më të vogël deputetësh se 140 nuk ka asnjë bazë ligjore për numrin minimal të deputetëve të domosdoshëm.

Në kushtet kur e gjithë kjo procedurë thelbësore për demokracinë kryhet në mungesën prej më se një viti të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja që mund të legalizojë apo jo këto veprime, krijohen tiparet e një grushti shteti.

Në fakt në të gjithë këtë periudhë vendimet e Kuvendit, të Qeverise etj, kanë qenë të pa ligjshme, përderisa askush nuk mund t’i apelonte ato në atë Gjykatë.

Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave për zgjedhje të reja mbi një platformë të pranueshme.

Në të kundërt ideatorët e aplikuesit e këtyre akteve duhet të akuzohen për tentativë për grusht shteti të qeverisjes ndaj demokracisë e ky duhet përballuar si i tillë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mori dozën e parë të vaksinës, infektohet me Covid-19 mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas një testi që ka bërë ditën e djeshme. Mjeku u infektua 14 ditë pasi ka...

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...