Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sulm kibernetik kompanisë së mishit, FBI akuzon hakerët e lidhur me Rusinë

5 vjet ago
in Bota
Sulmi kibernetik ndaj SHBA-së, si shenjë e luftërave të së nesërmes

Një grup kriminal i hakerëve rusë qëndron prapa sulmit kibernetik që ka shënjestruar kompaninë më të madhe në botë për përpunimin e mishit JBS, tha Byroja Federale e Hetimeve (FBI).FBI tha se është duke u angazhuar që ta sjellë para drejtësisë grupin e hakerëve REVil.

REVil, që njihet gjithashtu edhe si Sodinokibi, është një nga grupet më kriminale dhe fitimprurëse kibernetike në botë. Rrjetet kompjuterike të kompanisë JBS u pirateruan, duke bërë që disa operacione në Australi, Kanada dhe SHBA të mbyllen përkohësisht. “Ne e kemi fajësuar për sulmin ndaj kompanisë JBS, REVil dhe Sodinokibi dhe po angazhohemi fuqishëm për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, tha deklarata e FBI-së.

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do ta ngritë çështjen e sulmeve kibernetike në takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, që pritet të mbahet më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. “Shtetet e përgjegjshme nuk strehojnë kriminelë kibernetikë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. I pyetur nga mediat nëse do të merrte masa ndaj Rusisë për shkak të sulmit kibernetik, presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se “ne po e shqyrtojmë nga afër këtë çështje”.

Sulmi kibernetik ndaj një filiali amerikan të JBS në pronësi braziliane, ka nxitur përsëri akuzat se Rusia së paku strehon kriminelët kibernetikë. Dyshime të ngjashme u ngritën edhe më herët pasi nga një sulm i hakerëve muajin e kaluar, u detyrua mbyllja e përkohshme e tubacionit më të madh të karburantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç në bisedimet me Putinin, presidenti Biden planifikon që këtë çështje ta diskutojë edhe gjatë takimeve me Bashkimin Evropian gjatë vizitës së tij në Evropë, në muajin qershor. “Është e papranueshme të strehosh subjektet kriminale që synojnë të bëjnë dëm, dhe që po i bëjnë dëm infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara”, tha Psaki.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka fajësuar Kremlinin drejtpërdrejt, por vetëm ka thënë se grupe kriminale po veprojnë brenda Rusisë. Nga ana e saj, Rusia tha të mërkurën se do të ishte e hapur ndaj çdo kërkese të SHBA-së për ndihmë në hetimin e sulmit kibernetik.

JBS është një furnizues i gjerë mishi me operacione në Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Evropë, Meksikë, Zelandë të Re dhe Britani të Madhe. Kompania tha se shumica dërrmuese e operacioneve të saj, do t’i kthehen funksionimit të plotë gjatë ditës së enjte.

Në muajin prill, administrata e presidentit Biden njoftoi një seri veprimesh, përfshirë sanksione kundër Rusisë, për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e SHBA-së më 2020, veprimet e saj të vazhdueshme në Krime të Ukrainës dhe sulmin kibernetik ndaj agjencive qeveritare dhe kompanive amerikane. Microsoft gjithashtu kohët e fundit tha se hakerat kanë goditur përsëri SHBA-në dhe vende të tjera, duke ndërmarrë sulm të ri kibernetik ndaj më shumë se 150 agjencive qeveritare dhe organizatave të tjera.

Pas sulmit ndaj JBS, Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Sigurisë (CISA) e SHBA-së, paralajmëroi se çdo organizatë “në të gjithë sektoret e ekonomisë” mund të preket nga sulmet. “Të gjitha organizatat duhet urgjentisht të zbatojnë praktikat më të mira, për të mbrojtur rrjetet e tyre nga këto kërcënime”, tha përmes një deklarate, Eric Goldstein, ndihmësdrejtori ekzekutiv për sigurinë kibernetike në CISA./ “Radio Evropa e Lirë”

Tags: kibernetikrusiSHBA

TË LIDHURA

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

22:19 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A
Bota

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes
Bota

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Next Post
Pse KLGJ nuk i publikon vendimet e Vettingut për ‘kokat’ e drejtësisë?

Pse KLGJ nuk i publikon vendimet e Vettingut për 'kokat' e drejtësisë?

“Mesazh kërcënimi”, Cako zbardh simbolet e vrasjes së Evgjeni Baxhos

“Mesazh kërcënimi”, Cako zbardh simbolet e vrasjes së Evgjeni Baxhos

Humbje e madhe/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani

Humbje e madhe/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com