E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Pse KLGJ nuk i publikon vendimet e Vettingut për ‘kokat’ e drejtësisë?

Nga: Flamur Vezaj

Pse KLGJ-ja nuk publikon vendimet e “Vetingut” per Sadushin, Panden dhe Pupen! ## Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nuk zbardhin vendimet e “Vettingut” për tre anëtarët e Gjykatës së Lartë të emëruar që në mars të 2020!

Në kohën kur anëtarët e KLGJ-së i bëjnë gjyqin dhe i kërkojnë llogari gjyqtarëve për shkelje të ndryshme mes tyre edhe për vonesat në zbardhjen e vendimeve, ata vetë edhe pse me kohë të plotë në punë dhe me ndihmesa nuk zbardhin edhe pas 15 muajve vendimin e “Vetingut” për tre gjyqtarët Edvin Pupe, Ilir Panda e Sokol Sadushi! Pse nuk i publikohet këtyre vendimi i vlerësimit në kriterin e pasurisë, profesional dhe integritetin!?

Cili është vlerësimi i anëtarëve për këta tre gjyqtarë? Çfarë pasurie kanë!?? Ku kanë punuar ndër vite?? Pse 4 gjyqtarëve të emëruar nga radhët e gjyqësorit (ju publikua menjëherë vendimi vetingsave dhe Pupes, Pandes e Sadushit jo?! Çfarë po fshehin anëtarët e KLGJ-së!? A kanë probleme me pasurinë këta tre gjyqtarët!? Çfarë pronash dhe nga sa para kanë!? Për Panden dhe Pupen ndoshta do merrem një ditë tjetër, por vendimi i Vettingut për Sokol Sadushin ka shumë rëndësi, se është njëri nga autorët e reformës (i vendosi kriteret për vete), katapultojnë në sistem dhjetëra gjyqtarë e prokurorë nga Shkolla e Magjistraturës!? Çfarë probleme me pasurinë ka!!?

A ka të njëjtin problem siç kishte bashkëshortja e tij Edlira Peti, gjyqtare në Apel, ku njëri prej anëtarëve të KPK-së kërkoi shkarkimin e saj për mos justifikim të pasurisë?? Pse OMN-ja nuk u ankua për këtë rast!? Po komisioneri publik, nuk e ankimoi vendimin për Petin në KPA!? Pse favorizohet ky personazh!? Ju do thoni, pse pikërisht këtë? Po ky është eksperti i larte i reformës qe u “betua” se nuk do marr poste pas reformës e nuk e mbajti fjalën! Ndërkohë, të gjithë gjyqtaret e prokurorët që kalojnë ne KPK e KPA vendimi i tyre publikohet deri ne qindarkë! #Pra KLGj-ja kërkon llogari, ndërsa vetë nuk jep duke fshehur vendimet e vlerësimit për këta tre gjyqtarë! #PeshkuQelbetNgaKoka#

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...