E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

Humbje e madhe/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani

Arti shqiptar është në zi, pasi ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori Pirro Mani. Një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare, ka ndërruar jetë në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh me familjen.

Prej disa vjetësh, regjisori i njohur jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe të bijën, Jola.

Karriera

Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet.

Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime.

Mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur“, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj.

Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Filmografia

Loin des barbares (1994)… Luan Kodra

I teti në bronz (1970)… Sali Protopapa

Vitet e para (1965)… Stavri Lara

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka shprehur shqetësimin pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, duke vënë në dukje se është i...

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...

“Urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në”? Veliaj e thotë troç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike hipotezën nëse me urdhër të Ramës ka sulmuar FSHF-së. I ftuar...