Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sulltan Nevruzi i gjen të izoluar shqiptarët/ Baba Mondi: Do bëj një lutje, por pa njerëz

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin.

Ndonëse kjo festë i gjeti shqiptarët të izoluar në shtëpi, secili në banesat dhe familjet e tyre, qëllimi i vetëm për të frenuar koronavirusin na bën më bashkë se kurrë.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi, në një intervistë për “Report tv”, u bëri thirrje besimtarëve bektashinj të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të festojnë pranë familjes duke respektuar higjienën.

Ai u shpreh se do të japë një lutje të përgjithshme në orën 11:00, por pa njerëz, pas masave të ashpra të ndërmarra nga qeveria për të luftuar virusin.

“Besimtarëve u jam drejtuar me mesazhe që festën e Sulltan Nevruzit ta kalojnë në shtëpitë e tyre duke respektuar të gjitha ligjet, sepse qeveria është vullneti i Zotit në tokë. Të zbatohen të gjitha rregullat e higjienës dhe të jemi të kujdesshëm në veprimet që bëjmë. Në 11 do të jap një lutje të përgjithshme si zakonisht, por pa njerëz, duke dëgjuar në media në shtëpitë e tyre”, tha Baba Mondi.

Baba Mondi bën thirrje për mirëkuptim nga ana e njerëzve referuar masave të marra për izolim dhe u drejton një thirrje politikanëve të qëndrojnë të bashkuar për hir të mirëqenies së popullit shqiptar.

“Masat janë shumë të rrepta dhe shumë të vështira për t’u zbatuar se njerëzit janë mësuar me rutinën e përditshme, por duhet të kuptojnë që masat janë marrë për ata, për të mbrojtur shëndetin e njeriut. U bëj thirrje jo vetëm popullit por edhe politikanëve që siç e kemi parë janë bashkuar këto ditë bashkërisht për të përballuar këtë situatë të emergjencës së lartë dhe të paparashikuar”, shprehet Baba Mondi.

Kryegjyshata botërore mori vendim që në të gjitha mjediset çdo lloj veprimtarie fetare e cila konsiston në bashkimin apo afrimin fizik të besimtarëve dhe që bie ndesh me vendimet e qeverisë shqiptare lidhur me këtë rast, të kufizohet. /Shqiptarja.com

Tags: lutjeshqiptaresulltan nevruzite izoluar

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Tërmeti në Kroaci/ Shënohet viktima e parë

Basha: Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë hyjnore të shpresës dhe të dritës

Nuk iu bindën urdhrit për t’u futur në banesa/ Policia merr masa ndëshkuese







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com