Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Studiuesi Dhimitri Bello: Portalet, modeli i keq i gjuhës shqipe

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Studiuesi Dhimitri Bello: Portalet, modeli i keq i gjuhës shqipe

Sipas INSTAT 900 mijë shqiptarë mbi 25 vjeç, nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Por, a e dinë shqiptarët mirë gjuhën e tyre mëmë? Në një kohë kur të rinjtë kanë rënë “pre” e fjalëve të shkurtuara apo termave të huaj, duket se gjuha shqipe standarde po flitet përherë e më rrallë.

Dhimitri Bello, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe, në Fakultetin Histori-Filologji, në një intervistë për Tirana Today, shprehet se janë të shumtë të rinjtë të cilët kanë mangësi në gjuhën shqipe.

“Të rinjtë e sotëm kam idenë se përtojnë të shkruajnë, andaj përdorin edhe shkurtimet. Më pas fillojnë edhe në përdorim të përditshëm. I shohim edhe në detyrat që bëjnë, përdorin të njëjtin stil. Harrojnë që në një detyrë duhet të jesh korrekt, ta shkruash fjalën e plotë, të mos përdorësh shenja të ndryshme matematikore, ku zëvendësojnë fjalën e barabartë etj.”

Ndërkohë që vite më parë, në gjimnaze nuk trajtohej gjuha shqipe, në vitet e fundit ajo është vendosur në programet mësimore.

“Mënyra se si trajtohet ndryshon nga shkolla në shkollë. Këtu ndoshta duhen riparë edhe njëherë programet dhe mënyrat që gjuha të mos përcillet e thatë, të bëhet e bezdisur apo të jetë thjesht gramatikë. Duhet të bëhet në forma më atraktive.

Këtë vit është një VKM, për të gjithë ata që vazhdojnë programin e mësuesisë, duhet të kenë mesatare mbi 7-të. Niveli nuk mund të themi që është i kënaqshëm dhe asnjëherë nuk do të arrijmë në atë nivel, që të kënaqemi. Pasi mesatarja 7 e një shkolle elitare të Tiranës, nuk mund të jetë njësoj me një të një province, ku edhe mësuesit janë të niveli më të ulët. Po ashtu edhe fëmijët nuk kanë kaq kontakte me gjuhën letrare, por thjesht më atë dialektin e vetë të zonës ku jetojnë. Këtu duhet investim i shtetit, që të zgjedhë specialistët e duhur për tekstet e duhura.”

Mediat janë një prej instrumenteve kyçe në përcjelljen e duhur të gjuhës shqipe. Por, jo rrallë herë ato kthehen në modele negative. Njëjtë si gjuha e politikanëve në Kuvend.

“Çështja e drejtshkrimit apo shqiptimit ka gjithmonë probleme. Këtu luan një rol të madh edhe ambienti jashtë-shkollor. Mediat duhet të jenë më shumë të specializuara dhe më të mirë-informuara për gjuhën amtare. Ka portale që nuk mund ta kuptosh fare se çfarë kanë shkruar. Edhe pse është në shqip, mesazhi nuk del i qartë. Ne jemi mësuar që t’i shohim mediat, portalet si një model. Por, janë të shumtë ata njerëz që nuk e dinë se cili është model i mirë dhe cili është i keq.

Banaliteti i politikanëve është një shembull i keq për brezin e ri, të cilën thonë se kur e përdorin ata që janë në krye të një vendi, përse mos ta përdorim dhe ne. Por, këto ndikojnë shumë negativisht sidomos në ata njerëz të cilët nuk e kanë shumë të fortë kulturën gjuhësore.” TIRANA TODAY

Tags: Dhimitri Bellogjuha shqipegjuhëtarëtMediatmodel negativpolitikanëtportaletShkollattë rinjtë

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Haradinaj: Përkrahje ndaj prodhuesve vendorë

Haradinaj: Vetëm Putini përfiton nga ndarja e Kosovës, kjo do të thotë luftë

Ambasada e SHBA-ve u drejtohet të rinjve: “Mos votoni me inat, por me shpresë”

Ambasada e SHBA-ve dënon me forcë sulmin ndaj gazetares Lala

Detajet/ Si ndodhi sulmi në shtëpinë e babait të gazetares Klodiana Lala

Sulmi ndaj Lalës, deputetet e PS-së: Krimi nuk e mbulon dot të vërtetën







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com