Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Studimi: Ja si gërhitja kronike gjatë gjumit e dëmton trurin e fëmijëve

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Studimi: Ja si gërhitja kronike gjatë gjumit e dëmton trurin e fëmijëve

Një gjumë i mirë është çelësi për mirërritjen e çdo fëmije. Ndërsa disa fëmijë mund të pushojnë mjaftueshëm, cilësia e gjumit të tyre është një çështje krejt tjetër. Studiuesit kanë zbuluar se fëmijët që gërhasin rregullisht, nuk vuajnë vetëm nga ndërprerja e gjumit, por ky problem mund të prekë edhe trurin e tyre.

Një ekip nga Universiteti i Merilendit kanë dalë në përfundimin se fëmijët që gërhasin shpesh kanë ndryshime strukturore në trurin e tyre. Këto ndryshime tregojnë një lidhje me problemet e sjelljes siç janë mungesa e vëmendjes, hiperaktiviteti dhe vështirësitë e të mësuarit në shkollë.

Autorët e studimit ekzaminuan skanimet MRI tek mbi 10.000 fëmijë mes moshave nëntë dhe 10 vjeç. Të gjithë këta fëmijë janë regjistruar në studimin e “Adoleshent Brain Cognitive Development” (ABCD), studimi më i madh afatgjatë i zhvillimit të trurit dhe shëndetit të fëmijëve në Amerikë. Për të ndihmuar studimin, prindërit e fëmijëve raportuan mbi zakonet e tyre të gërhitjes.

Rezultatet treguan se fëmijët që gërhisnin më shumë se tre herë në javë kishin më shumë gjasa të kishin lëndë gri më të hollë në rajone të shumta të lobeve ballore të trurit. Këto zona janë përgjegjëse për arsyetimin më të lartë dhe kontrollin e impulsivitetit. Autorët e studimit thonë se materia më e hollë e trurit në këto rajone gjithashtu lidhet me çështje të sjelljes në lidhje me frymëmarrjen e çrregullt përgjatë gjumit. Mjekët i referohen formës së rëndë të kësaj gjendje si apnea e gjumit.

Tek këta fëmijë, gërhitja mund të shkaktojë gjumë të trazuar gjatë gjithë natës për shkak të ndërprerjeve në frymëmarrjen e tyre. Kjo zvogëlon furnizimin me oksigjen në tru.“Ky është studimi më i madh i këtij lloji që detajon lidhjen midis gërhitjes dhe anomalive të trurit”,- shpjegon autori kryesor i studimit Amal Isaia, profesore e asociuar e Otorinolaringologjisë-Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës dhe Pediatrisë në Universitetin e Merilendit. “Këto ndryshime të trurit janë të ngjashme me ato që do të shihni tek fëmijët që kanë mungesë të vëmendjes dhe çrregullime të hiperaktivitetit. Fëmijët kanë mungesë të kontrollit njohës që shoqërohet gjithashtu me sjellje kompulsive.”

Deri në 10 për qind e fëmijëve në SHBA mund të kenë probleme me frymëmarrjen e çrregullt përgjatë gjumit. Për fat të keq, studiuesit besojnë se mjekët mund t`i diagnostikojnë gabim shumë nga këto raste si ADHD (çrregullimi i deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme që prek fëmijët) dhe u përshkruajnë pacientëve ilaçe stimuluese.

“Nëse keni një fëmijë që gërhet më shumë se dy herë në javë, gjendja e këtij fëmije duhet të vlerësohet. Tani kemi prova të forta strukturore nga imazhet e trurit për të përforcuar rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të frymëmarrjes së çrregulluar të gjumit tek fëmijët”,- thotë dr.Isaia.

Autorët e studimit shtojnë se mënyra më e mirë për të trajtuar gjendjen është përdorimi i tonsilektomisë dhe adenoidektomisë. Këto janë metodat tipike për lehtësimin e gërhitjes, pauzave të frymëmarrjes dhe frymëmarrjes me gojë tek fëmijët.

“Ne e dimë që truri ka aftësinë për të riparuar vetveten, veçanërisht tek fëmijët, kështu që njohja dhe trajtimi në kohë i gjumit me çrregullime të frymëmarrjes mund t`i zbusë këto ndryshime të trurit. Nevojiten më shumë kërkime për të vërtetuar lidhjen mes gjumit të çrregullt dhe mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit, të cilat mund të çojnë në trajtime të mëtejshme”,- thotë bashkëautorja e studimit Linda Chang, MD, MS, një hetuese bashkë-kryesore në studimin ABCD.

Shkencëtarët po planifikojnë një tjetër studim për të parë nëse fëmijët që vazhdojnë të gërhasin do të shfaqin në skanimet e mëvonshme një gjendje më të përkeqësuar të trurit.“Për herë të parë, ne mund të shohim prova mbi imazhin e trurit që vlerësojnë nëse kjo gjendje e vazhdueshme mund të ndikojë në zhvillimin neurologjik të një fëmije”,- përfundon E.Albert Ris, zëvendëspresident për Çështjet Mjekësore në Universitetin e Baltimorës.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/brain-changes-children-snore

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: “Gerald Ford”fëmijëstudimtruri

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
Sllovenia mbështet “ndarjen paqësore” të Bosnjes-Hercegovinës?

Sllovenia mbështet "ndarjen paqësore" të Bosnjes-Hercegovinës?

Kërcet arma në Tiranë/ Sherr mes 2 ortakëve të një pallati në ndërtim

Kavajë/Plagosje me armë zjarri në orët e vona të natës, vijon kontrolli i zonës

Mungesa e figurave dhe e alternativave të reja, karakteristikat e kësaj fushate

Mungesa e figurave dhe e alternativave të reja, karakteristikat e kësaj fushate







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com