Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Studimi: Pse gratë e përballojnë me mirë sëmundjen e Cov*d-19

5 vjet ago
in Kryesore
Ekspertët: SHBA, 500 mijë nga Covid-19 deri në 20 shkurt

Përballë sëmundjes së Covid-19 të shkaktuar nga koronavirusi i ri, gratë duket se janë seksi më i fortë, duke vuajtur rreth 50 për qind më pak nga forma e rëndë e kësaj sëmundje, në krahasim me burrat.

Deri më sot arsyeja ka qenë e pakuptueshme. Tani, një eksperiment i kryer nga një studiues i okulistikës në “Duke Health”, ka hedhur më shumë dritë mbi këtë mister:Gratë kanë më shumë një lloj të caktuar qelizash imune, që luftojnë infeksionet në indet e mukozës. Ato grumbullohen në masë në mushkëri, të gatshme për ta sulmuar virusin.

“Duke qenë më të armatosura me këto qeliza të specializuara imune, gratë duket se janë

më të mirë-pajisura për të luftuar disa nga pasojat më të rënda të Covid-19, sidomos  infeksionet e frymëmarrjes, të cilat mund të bëhen të rrezikshme për jetën”- thotë Daniel Saban, profesor i asociuar në Departamentin e Okulistikës dhe në Departamentin e Imunologjisë në “Duke Health”.

Saban, që drejtoi studimin e botuar në revistën “Cell Press Med”, tha se investigimi nisi pranverën e vitit të kaluar kur koronavirusi po përhapej për herë të parë, por u la pas dore

për shkak të ngarkesës që kishte me studimet për sëmundjet e syve.

Një pjesë e pajisjeve në laboratorin e tij – një pajisje që mund të kryejë citometri me 36 ngjyra të ndryshme – kishte mbetur bosh, ndaj ai vendosi ta përdorë atë, për të ekzaminuar mostrat e gjakut nga të sëmurët me Covid-19.

“Ne nuk e filluam studimin me ndonjë hipotezë. Qasja jonë ishte krejtësisht e paanshme, ku ne u kërkuam kolegëve tanë të siguronin mostra gjaku dhe indesh nga pacientët me Covid-19, si dhe nga njerëz të shëndetshëm. Ne nuk kishim idenë se çfarë do të gjenim, dhe nëse kishte ndonjë gjë”- tha ai

Saban dhe anëtarët e laboratorit të tij, duke përfshirë Çen Ju dhe Sexhiro Litëllton, vunë re se një qelizë e bardhë e gjakut e quajtur qeliza T e pandryshueshme e shoqëruara nga mukoza, ose qeliza MAIT, qarkullonte më me bollëk në gjakun e grave të shëndetshme, në krahasim me burrat e shëndetshëm.

Qelizat MAIT janë qeliza të bardha të gjakut shumë të specializuara, që kontribuojnë mbrojtjen imune të organeve dhe indeve të mukozës. Gjithsesi, midis pacientëve me Covid-19, kishte pak qeliza MAIT që qarkullonin në gjak, madje edhe midis grave, ku popullata e qelizave MAIT binte dukshëm, gjë që i nxiti studiuesit të pyesin se ku kishin shkuar ato  qeliza.

Dhe ata e gjetën përgjigjen e tyre tek mostrat e indeve të marra nga mushkëritë e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje. Në përgjithësi, në indin e mushkërive të njerëzve me Covid-19, kishte një bollëk me qelizat MAIT. Por pas një vëzhgimi më të afërt, ata gjetën ndryshime midis gjinore, që ndryshonin natën dhe ditën.

“Qelizat MAIT që ishin në qarkullim në gjakun e grave, i shprehin gjenet tregues në një profil më të fortë, të gatshëm për të luftuar një infeksion. Por kjo nuk ndodhte tek meshkujt. Pastaj ne pamë indet, dhe ishim në gjendje të gjenim prova të të njëjtit model sipas gjinisë”- theksoi Saban.

Saban tha gjithashtu se ekzistojnë shumë shembuj të ndryshimeve midis 2 gjinive në përgjigjet imune ndaj infeksioneve të ndryshme, duke vërejtur se këto ndryshime kanë qenë mbizotëruese edhe në rastin e Covid-19.

“Gjetjet e studimi tonë, zbulojnë një profil mbrojtës specifik për femrat, pikërisht për shkak të qelizave MAIT. Potencialisht kjo mund të ndihmojë në zhvillimit të trajtimeve dhe terapive te ndryshme”- tha ai.

burimi: https://medicalxpress.com/news/2021-04-women-equipped-covid.html

Përshtatur për Tirana Today

Tags: covidgratëshendetiVirusi

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Nano, sharlatani që kemi merituar

Skandali i të dhënave/ Bushati dhe Shkullaku thirren në SPAK

Nostalgji futbolli: Barezi, Tasoti, Maldini, Kostakurta: mbrojtja e kohërave !

Nostalgji futbolli: Barezi, Tasoti, Maldini, Kostakurta: mbrojtja e kohërave !

Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

Andi Bushati pas marrjes në pyetje në SPAK: Prokurorët më kërkuan burimin







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com