Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Studimi për virusin: Pasojat ndjehen edhe pas një viti

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Studimi për virusin: Pasojat ndjehen edhe pas një viti

Një studim i ri provon se edhe ata që e kanë kaluar infeksionin dhe zyrtarisht janë të shëruar, shpesh vetëm të tillë nuk janë: të shëndetshëm. Dhimbje muskujsh, lodhje, probleme psikike si frika dhe depresioni, janë ndër pasojat më të shpeshta afatgjata të një infektimi me SARS-CoV-2, shkruajnë studiuesit në rezultatet e publikuara në revistën shkencore, “Lancet”.

Sipas studimit, gati dy e treta e pacientëve të trajtuar në spitale, edhe gjashtë muaj pas sëmundjes akute, vuajnë nga simptoma të ndryshme. “Analiza jonë tregon, se shumica e pacientëve, pas daljes nga spitali duhet të jetojnë të paktën me disa nga efektet e virusit dhe nënvizojnë nevojën e një kujdesi post-COVID-19, veçanërisht për ata që kanë kaluar infeksion të rëndë”, thotë Bin Cao, një nga autorët e studimit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare Klinike për Sëmundjet Respiratore.

Shkencëtarët vëzhguan 1733 të infektuar, të cilët e kishin kaluar infektimin nga 7 janari dhe në 29 maj 2020 në spitalin Jin Yin-tan në qytetin Vuhan. Pacientët ishin mesatarisht 57 vjeç, 52% e tyre ishin burra, 48% gra. Shumica e pacientëve (1172 vetë) kishin pasur nevojë të merrnin oksigjen.

Nga mesi i qershorit dhe fillimi i shtatorit të vitit të kaluar, pacientët u kontrolluan sërish. Shkencëtarët gjetën me ndihmën e pyetësorëve, vlerave laboratorike dhe testeve të aftësisë trupore, se 76% e tyre të paktën tregonin një simptomë, që e shoqëronte pacientin që nga infektimi.

Symbolbild Wasserglas und medikamente

Të lodhur dhe të dobët

63% raportuan se ndjenin dobësi muskulore dhe lodhje, ndërkohë që 26% kishin probleme me gjumin, ndjesinë e frikës apo depresionit. Shkencëtarëve u ra në sy, se femrave u duhej të luftonin më shumë me problemet psikike se sa burrave.

Testet laboratorike treguan po ashtu, se 13% e pacientëve, të cilin kishin pasur një funksionim normal të veshkave gjatë qëndrimit në spital, në kontrollet e mëvonshme tregonin një funksion të zvogëluar të veshkave. Kurse tek pacientët e sëmurë rëndë, edhe disa muaj pas sëmundjes vihej re një funksion i kufizuar i mushkërive dhe binte në sy furnizimi i pamjaftueshëm i trupit me oksigjen.

Studimi i shkencëtarëve kinezë pajtohet me rezultatet e studimeve të tjera për pasojat e COVID-19, por shkencëtarë të tjerë vërejnë edhe pika të dobta të tij.

Nevojiten më shumë hulumtime shkencore

Kështu për shembull në studim ishte relativisht e ulët pjesëmarrja e testuesve me sëmundje të mushkërive apo zemrës. Të dhënat për këtë nuk bazohen tek hulumtimet e studiuesve, por tek të dhënat e vetë pacientëve. Këtu mund të ketë pasur vlerësime të gabuara. Po ashtu të infektuarit me simptoma të lehta nuk kanë qenë pjesë e kontigjentit të studiuar, sepse ky grup nuk dërgohej në spitalin Jin Yin-tan por në spitale të tjerë.

“Ky fakt mund të mos e japë të saktë numrin e atyre që vuajnë nga pasojat afatgjata të një infeksioni me COVID”, thotë Jördis Frommhold, drejtoreshë e departamentit për Sëmundjet e Rrugëve të Frymëmarrjes dhe Alergjive në Klinikën MEDIAN, në Heiligendamm. Kjo klinikë ofron rehabilitimin fizik për pacientët që kanë kaluar sëmundjen e COVID.

UK Covid-19 | Intensivstation

Sipas Frommhold, mes pacientëve që gati nuk e vënë re infeksionin dhe atyre që janë plotësisht të shëndetshëm pas tij, ka edhe një grup të tretë. „Këta pacientë kanë një zhvillim të butë të sëmundjes, qëndrojnë ndoshta për një kohë në spital, dhe tregojnë vetëm pas një ose tre muajsh simptoma të caktuara”, thotë ajo. Edhe Frommhold vëren si studiuesit kinezë, se pacientët tregojnë lodhje apo dobësi muskulore pas infektimit. Por Frommhold ka parë pacientë edhe me probleme neurologjike, dhimbje kyçesh dhe rënie flokësh. Por të gjithë kanë një të përbashkët: ata janë shumë të pasigurtë, sepse nuk e kuptojnë, se çfarë po ndodh me trupin e tyre.

Më shumë studime, për më shumë ndihmë

Prandaj Frommhold është e kënaqur për çdo studim për pasojat afatgjata të sëmundjes me COVID-19. Shumica e 300 personave, që kanë qenë deri më tani për rehabilitim fizik në klinikën e saj janë të moshës 30 deri në 65 vjeç dhe nuk janë të aftë për t’u kthyer plotësisht në jetën e punës dhe nuk gëzojnë shëndet të plotë.

„Njerëzit që kanë kaluar infeksionin me simptoma të vogla dhe më vonë vuajnë nga simptoma të vonuara, shpesh nuk e dinë, se ku duhet të drejtohen”, thotë Frommhold. Mjekët familjarë shpesh nuk mund të ndihmojnë, dhe ofertat për trajtim të mëvonshëm ekzistojnë vetëm për ata që kanë kaluar një infektim të rëndë. Sipas saj është shumë e rëndësishme të sqarohet, se cilat simptoma mund të shfaqen”. Për këtë shkencëtarët nga Vuhani kërkojnë që të kryhen studime afatgjata në grupe më të mëdha të të sëmurëve, për të kuptuar të gjithë spektrin e pasojave që mund të lerë COVID-19 tek njerëzit. /DW

 

Tags: dobësi muskulorekerkuesitkoronaviruslodhje

TË LIDHURA

Raketa iraniane në Turqi, NATO: Incident serioz, por neni 5 nuk është “në tryezë”
Bota

Raketa iraniane në Turqi, NATO: Incident serioz, por neni 5 nuk është “në tryezë”

12:34 | 05/03/2026
Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran
Bota

Irani ka mohuar se ka lëshuar ndonjë raketë drejt Turqisë

10:42 | 05/03/2026
Nëse Irani lëshon 10 raketa drejt Izraelit dhe edhe vetëm njëra prej atyre raketave godet
Bota

Nëse Irani lëshon 10 raketa drejt Izraelit dhe edhe vetëm njëra prej atyre raketave godet

10:40 | 05/03/2026
Next Post
Në Kosovë 11 viktima dhe 720 raste të reja me Covid-19

Kosova regjistron 1 viktimë dhe 299 të infektuar me koronavirus

BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

Vaksinat/ Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer më 28 janar

Foto/ Kjo është sanitarja që i zhvati 8 milionë lekë vajzës së pacientes

Mori 8 mln lekë rryshfet, prokuroria nis hetimet për ish-sanitaren e Co*id 2







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Plagosje me thikë në Librazhd, dy të arrestuar
Aktualitet

Plagosje me thikë në Librazhd, dy të arrestuar

by mirseda
13:52 | 05/03/2026
0

Një sherr për motive të dobëta që përfundoi me plagosjen e një 46-vjeçari ka vënë në lëvizje...

“Qëllim, dorëheqja e Ramës”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit

“Qëllim, dorëheqja e Ramës”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit

13:41 | 05/03/2026
Vala e shkarkimeve në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Vala e shkarkimeve në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

13:34 | 05/03/2026
SPAK kërkon arrestimin,Balluku ka ankimuar masat e sigurisë,kur do të mbahet seanca në Apelin eGJKKO

SPAK kërkon arrestimin,Balluku ka ankimuar masat e sigurisë,kur do të mbahet seanca në Apelin eGJKKO

12:38 | 05/03/2026
Raketa iraniane në Turqi, NATO: Incident serioz, por neni 5 nuk është “në tryezë”

Raketa iraniane në Turqi, NATO: Incident serioz, por neni 5 nuk është “në tryezë”

12:34 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com