Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Studimi më i ri, çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini verë!

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Studimi më i ri, çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini verë!

Ne njerëzit, jemi një specie që na pëlqen shumë rrushi i fermentuar. Ne kemi prodhuar dhe pirë verë që nga viti 6000 Para Krishtit. Ndërkohë, 2.000 vjet më parë në çdo rrugë të qyteteve romake, kishte bare ku servirej verë. Në vitin 2014, vetëm amerikanët konsuamuan rreth 893 milionë litra verë. Një shifër e jashtëzakonshme.

Por a është diçka e mirë për shëndetin konsumi i shpeshtë i verës? Shkenca thotë se po, por në mënyrë të moderuar. Si fillim, çfarë quhet një konsum i moderuar? Një gotë standarde, është e barabartë me 14.0 gramë alkool të pastër. Sipas Guidës Dietike për Amerikanët, konsumi i moderuar i alkoolit, nënkupton pirjen e një gote në ditë për gratë, dhe deri në 2 gota për burrat.

Pjesa më e madhe e interesit shkencor mbi verën, ka të bëjë me antioksidantët. Të njohur si polifenole, dhe veçanërisht flavonoidet dhe resveratroli, këta antioksidantë besohet se punojnë në dobi të mbrojtjes së qelizave dhe indeve, dëmtimi i të cilave mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, si tumoret dhe sëmundjet e zemrës. Në mënyrë të veçantë, ato gjenden në shumicë tek vera e kuqe.

Mund të kufizojë aterosklerozën

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), një numër studimesh sugjerojnë se përbërjet polifenolike në verën e kuqe, mund të luajnë një rol aktiv në kufizimin e fillimit dhe përparimit të aterosklerozës, një sëmundje që shoqërohet me ndërtimin e pllakëzave brenda arterieve.

Rrit kolesterolin “e mirë”

Është vërtetuar se pirja e një ose 2 gotave verë në ditë, rrit me rreth 12 për qind kolesterolin HDL, raporton AHA. Ky kolesterol “i mirë”, mund të ndihmojë në pastrimin e kolesterolit të keq (LDL) nga sistemi, si dhe të zvogëlojë sasinë e materialeve, që mund të ndihmojnë në bllokimin e arterieve.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Kur Shoqata Amerikane e Zemrës, rishqyrtoi të dhënat e 51 studimeve epidemiologjike për këtë raport, dhe zbuloi se konsumi i deri 2 gotave verë në ditë, ul me gati 20% rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës.

Ul rrezikun e sulmeve në zemër

Ndërkohë, në studimin e gjatë dhe gjithëpërfshirës, të njohur si Studimi i Profesionistëve Shëndetësorë, 38.077 profesionistë meshkujt, që nuk vuanin nga ndonjë sëmundje e zemrës, u vëzhguan gjatë 12 viteve. U vu re që ata që pinin deri në 2-3 gota verë në ditë, 3 deri në 4 herë në javë, ulej deri në 32 për qind rreziku i të pasurit një sulm në zemër.

Mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru

Shoqatës Amerikane të Zemrës, vëren ndërkohë se pirja e moderuar dhe deri në mesatare e verës, shoqërohet me një ulje prej 20 për qind të rrezikut për një goditje ishemike në tru, dhe ndoshta ndihmon në parandalimin e goditjeve të mëvonshme.

Është e mirë për zorrët

Një studim i botuar në “Gastroenterology”, ka zbuluar se njerëzit që pinë verë të kuqe, kanë një larmi më të madhe bakteresh që jetojnë në zorrët e tyre, sesa ata që pinë birrë, verë të bardhë apo pije të forta alkoolike. Një mikrobiomë e larmishme e zorrëve, është shenjë e një shëndetit të mirë të zorrëve. Studiuesit besojnë se kjo ndodh, për shkak të pranisë së shumë polifenoleve në verën e kuqe.

Ul stresin dhe ankthin

Një tjetër studim i botuar në revistën “Neuropharmacology”, zbuloi se një përbërës në verën e kuqe i quajtur resveratrol, mund të ofrojë mbrojtje nga simptomat e depresionit dhe ankthit. Përbërësit që gjenden në verën e kuqe, duket se bllokojnë çlirimin e një enzime, që ka lidhje me kontrollin e stresit në tru.

Redukton rreziqet e formimit të gurëve në tëmth dhe të diabetit

Një studim i botuar në “Diabetes Care”, zbuloi një rrezik të zvogëluar prej 30 për qind nga prekja e diabetit të Tipit 2, tek konsumatorët e moderuar të alkoolit. Një studim edhe me i zgjeruar, zbuloi se edhe më pak më pak se 1 gotë verë në ditë, 5 herë në javë, ulte me 36 për qind rrezikun e prekjes nga diabeti.

Kujdes, mund të kombinohet rrezikshëm me disa lloje ilaçesh, dhe rrit rrahjet e zemrës

Alkooli bashkëvepron ndërkohë në mënyra shpeshherë të rrezikshme me një numër barnash, përfshirë acetaminofenin, ilaçet kundër depresionit, antikonvulsantët, qetësuesit e ndryshëm etj. Ndërkohë alkooli bllokon thithjen e folatit, vitaminës së rëndësishme B, që veç të tjerash, ndihmon në ndërtimin e ADN-së, dhe është thelbësor për ndarjen e saktë të qelizave.

Alkooli aktivizon gjithashtu folatet në gjak dhe inde. Ka gjasa që ky ndërveprim, të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri. Ndërkaq konsumi i shpeshtë i sasive të vogla të alkoolit, mund të rrisë rrezikun e pasjes së një fibrilacioni atrial, ose rrahjeve jo normale të zemrës.

Studiuesit në Kore, shqyrtuan të dhënat e më shumë se 9.7 milionë pacientëve, për të parë se sa prej tyre kishin probleme me rrahjet e zemrës. Ata zbuluan se njerëzit që pinin çdo ditë, kishin një rrezik më të madh, krahasuar me ata që pinin alkool një herë ose dy herë në javë.

Çelësi është moderimi

Shkolla Mjekësore e Harvardit në SHBA, thekson se alkooli është edhe njëherazi një tonik dhe një helm. “Dallimi qëndron kryesisht tek doza. Pirja e moderuar, duket se i bën mirë zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, dhe ndoshta e mbron njeriun nga diabeti i Tipit 2, dhe gurët në tëmth.

Ndërkohë konsumi në sasi të mëdha, është shkaku kryesor i vdekjes së parandalueshme në shumicën e vendeve. Në SHBA, alkooli është përgjegjës për rreth gjysmën e aksidenteve rrugore fatale. Të gjithë kemi histori unike personale dhe familjare, ndaj tek e fundit një gotë verë i ofron secilit prej nesh një varg përfitimesh, por edhe rreziqesh të ndryshme. Pirja apo jo e verës, kërkon balancimin e kujdesshëm të këtyre përfitimeve dhe rreziqeve./ TIRANA TODAY

Tags: PërfitimetRreziqetShëndetitsjellStudimiverës

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Rama ka një thirrje për pensionistët: Do merrni të gjitha lekët e mohuara

Rama ka një thirrje për pensionistët: Do merrni të gjitha lekët e mohuara

“U turpërova, kisha ngrënë fasule”/ Futbollisti tregon makthin: Nuk i tregoja dot trajnerit

“U turpërova, kisha ngrënë fasule”/ Futbollisti tregon makthin: Nuk i tregoja dot trajnerit

“I vunë armën në kokë”, trondisin mediat greke: Inspektori i zonës në Bularat provokoi Kacifasin

Vrasja e Katsifas, ekstremistët grekë rikthehen në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com