Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Studimi/ Ja si Covid-19 prek trurin, duke kaluar përmes hundës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Studimi/ Ja si Covid-19 prek trurin, duke kaluar përmes hundës

Koronavirusi mund të arrijë të prekë edhe trurin e njeriut, pasi merret nga një person përmes hundës dhe më pas të ‘kapet fort’ në mukusin e saj.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar së fundmi. Kjo është prova e parë e bërë publike që koronavirusi mund të infektojë neuronet e trurit përmes rrugës mukozale, shkruan ”Daily Mail”.

Gjatë shpërthimit të pandemisë, tashmë që prej një viti është bërë e qartë se koronavirusi, i quajtur SARS-CoV-2, nuk shkakton vetëm probleme me frymëmarrjen, por edhe probleme në sistemin nervor.

Për shembull, një në tre raporton simptoma të tilla si humbja e nuhatjes ose shijes, dhimbje koke, lodhje, marramendje dhe të përziera.

Shkencëtarët në Gjermani kryen autopsi në 33 pacientë që vdiqën nga Covid-19 dhe studiuan mukusin në pjesën e prapme të hundës, mbi gojën ku fyti bashkohet me zgavrën e hundës, si dhe mostrat e indeve të trurit.

Nga autopsitë u pa se materiali gjenetik i koronavirusit ishte i pranishëm në sasi më të mëdha në mukusin e zgavrës së hundës, por proteinat spike të SARS-CoV-2 , të cilat dalin nga virusi dhe kapen në receptorët njerëzorë për të infektuar qelizat u gjetën gjithashtu edhe në tru.

Dr. Frank Heppner, bashkëautor i studimit nga Charité – Universitätsmedizin Berlin, thotë se:”Virusi sapo të hyjë në mukozën e nuhatjes, duket se përdor lidhje neuroanatomike, siç është nervi i nuhatjes, për të arritur në tru.”

Por, saktësisht se si virusi arrin në tru nga momenti që është në mukozë është ende e panjohur, por po vazhdojnë kërkimet për të zbardhur misterin, thonë ekspertët.

”Të dhënat tona sugjerojnë që virusi lëviz nga njëra qelizë nervore në një tjetër, në mënyrë që të arrijë trurin. Është e mundshme, megjithatë, që virusi të transportohet edhe përmes enëve të gjakut, pasi prova e virusit u gjet gjithashtu në muret e enëve të gjakut në tru.”, hpjegon Dr Helena Radbruch, një nga akademiket që ka punuar në studim.

Profesor Heppner tha: ”Në sytë tanë, prania e virusit në qelizat nervore të mukozës së nuhatjes siguron shpjegim të mirë për simptomat neurologjike që gjenden tek pacientët, të tilla si humbja e ndjenjës së nuhatjes ose shijes. Ne gjithashtu e gjetëm atë në zona të trurit që kontrollojnë funksionet vitale, të tilla si frymëmarrja”.

Ai thekson se nuk mund të përjashtohet që në pacientët të cilët ndodhen në gjendje të rëndë me Covid-19, prania e virusit në këto zona të trurit do të ketë një ndikim përkeqësues në funksionin e frymëmarrjes, duke shtuar probleme të frymëmarrjes për shkak të infeksionit të mushkërive”.

Por profesorja, Gitte Moos Knudsen nga Spitali Universitar i Kopenhagës, e cila nuk ishte i përfshirë në studim, thotë se gjetjet që SARS-CoV-2 futet në tru përmes nervit olaktor nuk janë befasuese.

“Hyrja e sistemit nervor qendror (SNQ) përmes epitelit të hundës është një mënyrë e njohur e marrjes virale dhe nuk do të ishte unike për SARS-CoV-2“, thotë ajo.

Tags: "tru"COVID-19studim

TË LIDHURA

Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE
Bota

Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

17:47 | 04/11/2025
Trump hebrenjve në Nju Jork: Mos votoni demokratin, s’ju përfaqëson!
Bota

Trump hebrenjve në Nju Jork: Mos votoni demokratin, s’ju përfaqëson!

16:57 | 04/11/2025
“Serbia rrezikon stabilitetin rajonal”, Radev: BE duhet ta trajtojë seriozisht këtë çështje!
Bota

“Serbia rrezikon stabilitetin rajonal”, Radev: BE duhet ta trajtojë seriozisht këtë çështje!

16:53 | 04/11/2025
Next Post
Hajdari: Nisma Thurje, iniciativa e duhur për të rrëzuar establishmentin

Hajdari: Nisma Thurje, iniciativa e duhur për të rrëzuar establishmentin

Raporti i Dick Marty/ Basha-Ramës: Ti dëmton Shqipërinë dhe Kosovën

Basha-Ramës: Trego kush ta pagoi avionin për udhëtimin në Emiratet e Bashkuara

Kryeministri i Kroacisë infektohet me Covid-19

Kryeministri i Kroacisë infektohet me Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Politikë

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

by mirseda
19:18 | 04/11/2025
0

Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen sot nga posti i drejtorit të Kadastrës së Vlorës, vetëm katër muaj...

Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

19:14 | 04/11/2025
Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

17:47 | 04/11/2025
Fushë Kruja dhe fshatrat përreth mbi 8 orë pa energji elektrike

Fushë Kruja dhe fshatrat përreth mbi 8 orë pa energji elektrike

17:46 | 04/11/2025
Nga ngërç politik te komuniteti serb/ Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

Nga ngërç politik te komuniteti serb/ Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

17:44 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com