Gratë shpesh cilësohen si shofere të dobëta, por një hulumtim i ri tregon se në fakt ato janë më të mira prapa timonit sesa burrat.
Djemtë e rinj, shoferët e rregullt dhe njerëzit nervozë kanë më shumë gjasa që të shpërqendrohen gjatë udhëtimit.
Kurse gratë janë më të mira në kontrollimin e distancës dhe vëmendjes në rrugën përpara.
Shpërqendrimi vlerësohet të jetë arsyeja kryesore për një në tetë aksidente në rrugë.
Shkencëtarët norvegjezë vështruan atë se si tiparet personale si mosha, gjinia dhe personaliteti ndikojnë në shpërqendrimin e shoferit.
“Një raport i fundit doli në përfundim se shpërqendrimi gjatë vozitjes ka një rol në të paktën 12% të aksidenteve të veturave në shumë vende”, tha hulumtuesi Ole Johansson nga Instituti i Ekonomisë së Transportit.
Johansson tha: “Unë gjeta se djemtë e rinj janë mesin e njerëzve të cilët shpërqendrohen më shumë gjatë udhtimit”.
Por gratë dhe ata të cilët thanë se mund t’i kontrollonin sjelljet e tyre shpërqëndruese, kishin më pak gjasa të shpërqendroheshin gjatë udhëtimit shkruhet në studimin e publikuar në “Frontiers in Psychology”.