Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Studimi/Burrat përjetojnë më shumë dhimbje emocionale gjatë ndarjes se sa gratë

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Studimi/Burrat përjetojnë më shumë dhimbje emocionale gjatë ndarjes se sa gratë

Një studim i ri ka zbuluar se burrat priren të përjetojnë më shumë dhimbje emocionale se sa gratë, kur marrëdhënia e tyre nis të marrë një kthesë për keq. Një ekip ndërkombëtar psikologësh i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Lankasterit, kreu analizën e parë të “të dhënave të mëdha” mbi problemet në marrëdhëniet në çift.

“Shumica e asaj që dimë mbi problemet në marrëdhëniet romantike, vjen nga studimet e njerëzve që janë pjesë e terapisë në çift, e cila përfshin një nëngrup mjaft specifik njerëzish. Ne donim të kuptonim jo vetëm se cilat probleme përjetohen më shpesh nga publiku i gjerë, por kush i përjeton ato më shumë”- tha Sharlot Entuistëll, autorja kryesore e studimit.

Duke përdorur metoda të përpunimit të gjuhës, ekipi analizoi karakteristikat demografike dhe psikologjike të mbi 184.000 njerëzve që shkruan mbi problemet e tyre në një forum anonim në internet. Më pas hulumtuesit më pas ishin në gjendje të përcaktonin statistikisht temat më të zakonshme që dolën në çdo postim, duke krijuar një “hartë” të problemeve më të zakonshme të marrëdhënieve në çift.

Rezultatet treguan se problemet e komunikimit ishin problemi nr.1 më i shpeshtë i përmendur, me gati 1 në 5 njerëz që nxorën në pah vështirësitë në diskutimin e problemeve me partnerin apo partneren. Ndërkohë 1 në 8 prej tyre përmendi çështjet e besimit në marrëdhëniet e tyre.

Nga të dhënat dolën gjithashtu modele të papritura më parë, duke përfshirë dallimet kryesore gjinore në të cilat u përdorën më shumë temat. “Teksa po kryenim studimin, kuptuam se kjo ishte një mundësi e rëndësishme për të testuar shumë ide të përbashkëta rreth dallimeve gjinore në marrëdhëniet. Për shembull, a janë burrat më pak të investuar emocionalisht në marrëdhënie sesa gratë, apo kjo ndodh pasi burrat stigmatizohen nga ndarja e ndjenjave të tyre?”, thotë dr.Rajan Boid, studiuesi kryesor në këtë studim.

Analizat zbuluan se tema më e zakonshme e përmendur nga njerëzit që flisnin për problemet e marrëdhënieve të tyre, ishte rreth dhimbjes emocionale të shkaktuar nga problemet, sesa vetë problemet. Tema më e zakonshme ishte për “dhimbjen e zemrës”, dhe përbëhej nga fjalë si keqardhje, ndarje, qarje dhe zemër–thyerje.

Ndryshe nga pritshmëritë e tyre, gjetjet e ekipit treguan se burrat diskutojnë më shumë për thyerjen e zemrës sesa gratë. Ato sugjerojnë se stereotipi i burrave që investohen më pak emocionalisht në marrëdhënie sesa gratë, mund të mos jetë i saktë.

Entuistëll shprehet: ”Sidomos fakti që tema e dhimbjes shpirtërore diskutohej më shpesh nga burrat, tregon se si burrat janë të paktën po aq të prekur emocionalisht nga problemet e marrëdhënieve sa gratë”. Përveç kësaj, studiuesit zbuluan se burrat kishin më shumë gjasa të kërkonin ndihmë në marrëdhënie sesa gratë në mjediset online.

Boid vë në dukje se “tradicionalisht, gratë kanë më shumë gjasa të identifikojnë problemet nëmarrëdhënie sesa burrat”. Autorët e studimit thonë se gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë gjithashtu në de–stigmatizimin e kërkimit të ndihmës nga burrat, duke treguar se sa të zakonshme janë problemet në marrëdhëniet në çift, dhe duke treguar se edhe burrat kanë po aq gjasa sa gratë të kërkojnë ndihmën e psikologut. /Medicalxpress – Bota.al

Tags: burrëdhimbje emocionalegrua

TË LIDHURA

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës
Politikë

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës

11:30 | 27/10/2025
Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…
Politikë

Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…

11:15 | 27/10/2025
Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!
Politikë

Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!

11:10 | 27/10/2025
Next Post
Beteja politike po rindizet në Parlament

Beteja politike po rindizet në Parlament

“Ngjarje e montuar”, 53-vjeçari i bie me kokë murit gjatë marrjes në pyetje

“Ngjarje e montuar”, 53-vjeçari i bie me kokë murit gjatë marrjes në pyetje

Akuzohet për marrëdhënie me të miturën, shokon avokatja: Kishte qëllime serioze

Akuzohet për marrëdhënie me të miturën, shokon avokatja: Kishte qëllime serioze







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Osmani për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake
Kosovo

Osmani për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

by mirseda
11:48 | 27/10/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Riad pCr një vizitë pune. Kreu i Shtetit në...

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës

11:30 | 27/10/2025
Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…

Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…

11:15 | 27/10/2025
Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!

Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!

11:10 | 27/10/2025
PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

11:05 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com