E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Beteja politike po rindizet në Parlament

Nga: Plator Nesturi

Dinamika në zhvillimet parlamentare zakonisht është dukuri e një klime të shëndetshme demokratike. Ku palët shndërrojnë foltoren e parlamentit si kudhrën në të cilën ndeshen idetë dhe inisiativat politike, ku debatohet për ligjet dhe për rrugët e qeverisjes së një vendi. Nëse e shohim me këtë sy, nëntori ka nisur me një dinamizëm të skajshëm në kuvendin e Shqipërisë, por vështirë të thuash se vjen si rezultat i klimës së shëndetshme demokratike. Aq e dukshme është kjo saqë duhet dhe ndërhyrja e ambasadës amerikane për të ulur gjakrat e të thërrasë krerët e grupeve parlamentare për më shumë tolerancë në bashkëpunimin politik midis opozitës dhe maxhorancës. Vëmendja më kryesore është përqëndruar tashmë në Këshillin e Legjislacionit, ku një seancë u zhvillua dhe gjatë ditës së djeshme ku nuk munguan tonet e përplasjes.

Veçoria e këtij Këshilli që drejtohet nga vetë Kryetarja e Parlamentit, është të marrë në shqyrtim dhe të drejtojë punën për ndryshimet që do ndërmerren në Kushtetutë dhe përcaktimin e reformave që do të kryhen me bashkëpunimin e të dy palëve. Nga ana e maxhorancës si ide fillestare është vetëm shtyrja e kohëzgjatjes së aktivitetit të institucioneve të vetingut, që vjen dhe pas kërkesave të ndërkombëtarëve në funksion të reformës në drejtësi. Nga ana e saj opozita ka shtuar tre kërkesa për reforma dhe që kërkojnë prekjen e Kushtetutës, dhe që kanë të bëjnë me reformën Territoriale, ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Vetingun në Politikë. Në parim është rënë dakort për bashkëpunim midis palëve, ndaj dhe vetë Këshilli i Legjislacionit shërben për të përcaktuar se deri ku dhe në cilat fusha do të bashkojnë votat maxhoranca me opozitën.

Ende nuk ka piketa të shtruara dhe se cilat reforma do të jenë objekt i bashkëpunimit, porse ky moment papërcaktueshmërie duket se po shfrytëzohet për të tjera synime, në garë për të hedhur akuza se cili po bëhet pengesë për reforma. Në fakt akuzat dhe përplasjet janë një mënyrë për ti rënë pragur që të dëgjojë dera, përderisa më shumti i drejtohen një auditori që ndodhet jashtë parlamentit dhe që është pjesë e një beteje brenda llojit. Mbajtja e një diskursi me tone të acarta dhe plot akuza, gjë që vihet re tek përfaqësuesit e opozitës në komisione, është një tregues se objekti nuk është rezultati i punës së komisionit por imaxhi përpara anëtarësisë së demokratëve të thjeshtë që mbeten të hallakatur ende nga përplasja e ashpër që po ndodh në PD, e nga ku nuk mungojnë edhe akuzat se linja e Bashës është e shitur tek maxhoranca.

Në vetvete kemi të bëjmë me një betejë në dy fronte, ku në një anë ndodhet Berisha me falangat e militantëve që e mbeshtesin, dhe nga ana tjetër maxhoranca me të cilën ka betejën natyrale. Në të dyja këto beteja Basha nuk duket se shkëlqen. Përkundrazi. Humbjet rradhazi në betejat zgjedhore kanë qenë një cikël i pandërprerë dhe kanë çuar në rënien e reputacionit dhe besimit tek demokratët. Janë pikërisht këto humbje që janë dhe armiku kryesor i tij dhe jo Berisha. Në kushte normale ish lideri i PD do e kish shumë më të vështirë të thyejë dominancën dhe pushtetin që të jep pozicioni i kreut të partisë. Pra janë një sërë rrethanash që e bëjnë situatën të paprecedentë dhe shumë të rrëshkitshme për fatin e gjithkujt.

Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?
Lexo edhe :   Foltorja, një terapi kolektive që Doktori u ofron demokratëve

E gjithë kjo situatë bën që dhe në parlament opozita të mos arrijë të gjejë vetveten. Të ngresh pa reshtur akuza apo të trashësh zërin ky nuk është tregues inisiative politike. Për më tepër kur edhe amendamentet e paraqitura dhe me të cilat do të duhet ndërhyrja në Kushtetutë, duken qartë që janë disa propozime të bëra në nxitim e sipër dhe të pastudiuara mirë. Dhe kjo tregon papërgjegjësi kur me anë të tyre do të ndryshosh Kushtetutën çka e bën dëmin dyfish. Ky lloj dualizmi ku duke ngritur zërin në komisionet parlamentare mendon se po frikëson Foltoren e Berishës mund të sjellë dhe një efekt tjetër të pakëndshëm. Dobësia nuk do të tolerohet pa fund nga ana e maxhorancës në punimet parlamentare as për hir të hallit që ke me Foltoren. Ndaj dhe qëndrimet e prera dhe bllokuese ndaj kaprioçiove të opozitës do të jenë gjithmonë e më të shpeshta. Këtë dëshmoi dje edhe qëndrimi i socialistëve në një tjetër Komision, në atë të Hetimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërsa komisioni dukej si një plasdarm nga ku opozita të mund të ngrinte pikëpyetje e akuza për menazhimin e zgjedhjeve nga ana e qeverisë, kërkesa e bërë nga deputetët socialistë i thartoi së tepërmi deputetët e opozitës. Në kërkesën që i drejtohej dhe vetë kreut të PD-së, Basha, kërkohej informacion se kur ishin ngritur strukturat paralele për zgjedhjet nga PD, a kish patur dijeni policia për to, cili ishte statusi i tyre dhe mbi çfarë platforme do të operonin në gjithë territorin e vendit. Dihet mirë se çfarë shkaktuan këto struktura paralele në Elbasan dhe ndonëse kemi një të dënuar për vrasje ende nuk ka një përgjegjësi politike për këtë strukturë mbështetëse dhe çfarë ngjau. Ky duket hapi i parë se në parlament debati nuk do bëhet thjesht për debat, as se palët do bëjnë teatër duke akuzuar njëri tjetrin, porse beteja politike do të rindizet. Dhe ky është lajm i mirë. /fjala.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...