Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Studimet tregojnë se fëmijët nuk besojnë gjithçka që u thuhet

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant

Fëmijët mësojnë vetë përmes vëzhgimit dhe eksperimentimit. Po ashtu, ata mësojnë nga ato që u thonë njerëzit e tjerë, sidomos të rriturit dhe figurat me autoritet si prindërit dhe mësuesit e tyre. Kur fëmijët mësojnë diçka befasuese për ta, kërkojnë informacione shtesë duke bërë pyetje apo duke i testuar vetë pretendimet që dëgjojnë.

Studimet e mëparshme, kanë treguar se ajo nëse fëmijët eksplorojnë pretendimet befasuese të të rriturve, ndryshon sipas moshës. Fëmijët mbi 6-vjeç, kanë më shumë gjasa të kërkojnë informacion shtesë se fëmijët 4 dhe 5 vjeç. Megjithatë, ka ende kërkime të kufizuara rreth asaj se pse fëmijët kërkojnë informacion në përgjigje të asaj që u thuhet nga të rriturit.

Një studim i ri i publikuar në “Child Development” nga studiues në Universitetin e Torontos dhe Universiteti i Harvardit, synoi që t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje. “Hulumtimi tregon se ndërsa rriten, fëmijët bëhen më mosbesues ndaj asaj që u thonë të rriturit.

Kjo shpjegon edhe arsyen pse fëmijët më të rritur kanë më shumë gjasa të përpiqen të verifikojnë pretendimet, dhe janë më të qëllimshëm në lidhje me eksplorimin e objekteve nga ana e tyre”- thotë Samanta Kotrell, kërkuese në laboratorin Childhood Learning and Development (CiLD) në Universitetin e Torontos.

Në dy studime të ndryshme, studiuesit u përpoqën të shpjegonin pse fëmijët kërkojnëinformacione shtesë mbi gjërat që i befasojnë kur i dëgjojnë. Në studimin e parë, që u krye midis shtatorit 2019 dhe marsit 2020, 109 fëmijë të moshës 4-6 vjeç u rekrutuan nga rajoni i Torontos, Kanada. Për shkak të pandemisë Covid -19, laboratori u mbyll në mars 2020, gjë që solli më pak testime sesa ishin planifikuar fillimisht. Prindërit e 108 nga 109 fëmijët raportuan për përkatësinë etnike të fëmijës së tyre: 49 për qind e përshkruan fëmijën e tyre si të bardhë, 21 për qind përkatësi etnike ose race e përzier, dhe 19 për qind aziatike juglindore.

Gati të gjithë prindërit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me formimin e tyre arsimor. 18 për qind e fëmijëve kishin prindër që nuk kishin ndjekur universitetin. 34 për qind kishin vetëm një prind me arsim të lartë, dhe 48 për qind i kishin të dy prindër me universitet.

Fëmijëve iu paraqitën tre objekte të njohura: një copë shkëmbi, një copë materiali si sfungjer dhe një top prej lecke. Një nga studiuesit nisi t’i pyesë fëmijët: ”A mendoni se ky shkëmb është i fortë apo i butë? Të gjithë fëmijët deklaruan se shkëmbi ishte i fortë.

Më pas, disa fëmijët u përzgjodhën rastësisht për t’iu thënë diçka që binte në kundërshtim me besimet e tyre për botën (“Në fakt, ky shkëmb është i butë, jo i fortë”) ose iu tha diçka që konfirmonte intuitën e tyre (“Ashtu është, ky shkëmb është i fortë”).

Pas këtyre deklaratave, të gjithë fëmijët u pyetën sërish: ”Atëherë, a mendoni se ky shkëmb është i fortë apo i butë?”. Gati të gjithë fëmijët që dëgjuan pretendime që përputheshin me bindjet e tyre, vazhduan të kishin të njëjtin gjykim si më parë: që shkëmbi ishte i fortë.

Ndërkohë, pak nga fëmijët që iu tha se shkëmbi ishte i butë, vazhduan të kishin të njëjtin gjykim si më parë. Studiuesi u tha fëmijëve se duhet të largohej për një moment nga salla për të kryer një telefonatë, dhe i la fëmijët të eksploronin vetë objektin. Sjellja e fëmijëve u regjistrua në video. Studimi zbuloi se shumica e fëmijëve, pavarësisht nga mosha, u përfshinë në testimin e pretendimeve befasuese.

Më herët, ekspertët supozonin se dallimet e raportuara më parë sa i përket moshës në eksplorimin nga fëmijët të pretendimeve befasuese, mund të pasqyrojnë zhvillimet në aftësinë e fëmijëve për ta përdorur eksplorimin për të testuar pretendimet më komplekse. Por mund të ndodhë që me kalimin e moshës, të ndryshojë motivimi që qëndron pas eksplorimit të fëmijëve. Kështu fëmijët më të vegjël eksplorojnë, sepse e besonin atë që u ishte thënë, dhe donin ta shihnin objektin befasues, ndërsa fëmijët më të mëdhenj eksploronin sepse ishin skeptikë ndaj asaj që u ishte thënë. Edhe rezultatet e studimit të dytë, që u krye midis shtatorit dhe dhjetorit 2020, me 154 fëmijë të moshës 4–7 vjeç, tregoi se fëmijët më të mëdhenj (6 dhe 7 vjeç) kishin më shumë gjasa se më të vegjlit të kishin një strategji eksplorimi, në përshtatje me atë që dëgjonin. / bota.al

Tags: femijetPrindëritStudimi

TË LIDHURA

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Bota

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve,dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:45 | 03/06/2026
Bota

NATO nis stërvitjen e madhe detare “BALTOPS” në Baltik, mbi 6 mijë trupa dhe 30 anije në operacion

19:37 | 03/06/2026
Next Post

Eurodeputeti holandez: I turpshëm kushtëzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën 

Rama i tregoi botës një të vërtetë uluritëse

Protestuesit hedhin supë mbi pikturën e Van Gogh-ut







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com