Dy studime të fundit për koronavirusin kanë dalë në rezultatin se njerëzit që vuajnë nga obeziteti dhe të moshuarit janë ata që rrezikojnë më shumë nga ky virus.
Studimet e universiteteve të New York tregojnë se këto dy kategori janë edhe më të rrezikuara sesa personat që vuajnë nga kanceri.
Sipas këtyre studimeve, koronavirusi nuk ka lidhje me faktin nëse konsumon duhan apo cigare. Ata mbi moshën 65- vjeçare janë shumë të rrezikuar nga COVID-19 kurse ata poshtë 60- vjeç nëse janë obezë mund të kenë nevojë për spitalin apo ventilator.
Teoria për duhanpirësit bazohet në faktin se vetëm 5% e pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në New York ishin duhanpirës. Tre herë më pak se përqindja e duhanpirësve në këtë vend.