Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

STUDIM/ Ja pse adoleshentët i dërgojnë njëri-tjetrit foto intime

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
STUDIM/ Ja pse adoleshentët i dërgojnë njëri-tjetrit foto intime

Sipas një studimi, adoleshentët dërgojnë foto private të tyre tek njëri tjetri për të provuar nëse ata mund t’i besojnë shokut ose shoqes.

Kur të rinjtë ndajnë foto intime, kjo është një mënyrë për të kuptuar nëse partneri i tyre është i aftë të mbajë një sekret, sipas studiuesve në Universitetin e Essex.

Një studim i ri, i paraqitur në Festivalin e Shkencave Sociale të Këshillit Ekonomik dhe Shoqëror (ESRC), shqyrton arsyet pse adoleshentët i dërgojnë foto intime njëri-tjetrin.

Camilla Giambonini, nga Departamenti i Studimeve Psiko-Sociale dhe Psikoanalitike në Essex, tha se po krijohet një “panik moral” rreth dërgimit të fotove, por shtoi se “është e pamundur të ndalosh të rinjtë të shpërndash foto intime mes njëri-tjetri”.

Ajo tha se është e rëndësishme që në radhë të parë të kuptohet pse adoleshentët i dërgojnë këto foto, në mënyrë që përpjekjet për edukimin e fëmijëve rreth rrezikut që ky veprim paraqet të mund të përmirësohen.

Zonja Giambonini intervistoi një grup djemsh e vajzash 16 vjeç dhe i pyeti ata pse i dërgojnë fotot intime te njëri-tjetri.

“Ajo që ata më përshkruan është se shpesh dërgimi i fotove lidhet me përpjekjen për të kuptuar nëse mund t’i besojnë dikujt apo jo, më shumë se flirtim apo ngacmim seksual,” tha ajo.

“Duke dërguar një foto ju mund të zbuloni nëse ata janë të aftë të mbajnë një sekret.”

Zonja Giambonini tha se kur adoleshentët publikojnë foto që u janë dërguar atyre, shpesh është një formë hakmarrjeje për dërguesin.

“Një tjetër faktor është se shumë shpesh ekspozimi i fotove përbën një tradhti të perceptuar nga ana e dërguesit,” tha ajo.

Më shumë se 4.000 fëmijë janë trajtuar nga policia pikërisht për këtë problem që nga viti 2013. Mosha mesatare e këtyre fëmijëve është 13 ose 14 vjeç, tregojnë shifrat. (TIRANA TODAY)

Tags: adoleshentebesimfotointimete rinj

TË LIDHURA

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube
Kuriozitete

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:46 | 10/02/2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Next Post
Rasti Kumanova/ Haradinaj shpërndan 219 mijë euro, kundërshton Dimitrov

Rasti Kumanova/ Haradinaj shpërndan 219 mijë euro, kundërshton Dimitrov

SHBA zgjeron ndalimin e udhëtimit për tre shtete të tjera, mes tyre Koreja e Veriut

Donald Trump i gatshëm për t’u takuar me Kim Jong-un

PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri

PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik
Aktualitet

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

by mirseda
11:29 | 10/02/2026
0

Tiranë, 10 shkurt 2026 – Sot shënohet fiks 1 vit nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

11:05 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com