Një incident i rëndë ka ndodhur të martën në një kolegj në lindje të Finlandës, ku një student ka sulmuar mësuesin më shpatë.
Sipas policisë, në kolegj është hapur zjarr, prej të cilit ka mbetur një person i vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur. Nga informacionet paraprake, mësohet se një student ka shkuar në klasë dhe ka nxjerrë nga një thes një shpatë të madhe.
Pritet që policia të japë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë, kryeministri i Finlandës, Antti Rinne, reagoi përmes një postimi në Twitter, duke thënë që po e ndjek situatën nga afër.
“Akti i dhunës në Kolegjin Profesional Savo në Kuopio është shokues dhe ne e dënojmë plotësisht atë”, shkruan ai në postimin e tij.