Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Strehimi i afganëve/ Kurti: SHBA-në e kemi aleatin kryesor

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë: QUINT-i detyra e parë zgjedhja e presidentit dhe lufta kundër Covid

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për mediat ka zbuluar se prej një muaji janë zhvilluar bisedime me SHBA-në, për strehimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë. Kurti nënvizoi ndër të tjera se Kosova e ka SHBA-në aleatin kryesor dhe partnerin strategjik të pazëvendësueshëm. Ndaj, çështja e strehimit të refugjatëve përveç aspektit humanitar, e ka edhe dimensionin nga partneriteti me SHBA-në.

“Qytetarët kudo në botë jo vetëm që e meritojnë, por edhe iu takon demokracia, liritë dhe të drejtat, dhe ne shpresojmë dhe urojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit. Në anën tjetër, ka një muaj që Qeveria e Kosovës është në kontakt me SHBA-në, për të përgatitur në aspektin organizativ, strehimin dhe mbrojtjen e një numri refugjatëve të Afganistanit.

Ne jemi shtet serioz, këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe më shumë suksese, pasi çështja e tyre është e dhimbshme dhe ndjeshme e sigurisë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri tha se është ministri i Punëve të Brendshme dhe shefi i stafit në Kryeministri, në krye të ekipit që po bëjnë bisedime me aleatët e SHBA-së.  “Ne e kemi SHBA-në aleatin kryesor dhe partnerin strategjik të pazëvendësueshëm, dhe çështja e strehimit të refugjatëve përveç aspektit humanist nga ana jonë, e ka edhe dimensionin nga partneriteti me SHBA-të. SHBA na kanë mbështetur në vazhdimësi dhe kjo është vetëm një pjesë e kontributit tonë përkundër ndihmës së tyre të madhe për popullin tonë”.

Kurti bëri të ditur se hollësitë për refugjatët janë duke u diskutuar me SHBA-në, dhe se kur ata të kenë njoftimet konkrete për numrin e tyre, do të bëjnë publike të dhënat edhe në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 60 vendet të tjera nxorën një deklaratë në orët e vona të së dielës, ku u bëjnë thirrje të gjitha palëve në Afganistan “të respektojnë dhe ndihmojnë” largimin e rregullt të afganëve dhe shtetasve të huaj që duan të ikin nga Afganistani.

“Ata që janë në pozita pushteti e autoriteti në mbarë Afganistanin, mbajnë përgjegjësinë dhe duhet të përgjigjen për mbrojtjen e jetëve dhe të pronave si dhe për rikthimin e menjëhershëm të sigurisë dhe rendit civil. Afganët dhe shtetasit e huaj që duan të largohen, duhet të lejohen të largohen. Rrugët, aeroportet dhe pikat e kalimit kufitar duhet të mbeten të hapur dhe të ruhet qetësia”, thuhet në deklaratë.

Për herë të parë dje ka reaguar edhe presidenti amerikan Joe Biden. Gjatë një deklarate për mediat, ai u shpreh se SHBA-ja shpenzoi shumë para dhe qëllimi nuk ishte që të ndërtonte shtetin afgan, por të luftonte terrorizmin. /Tirana Today

Tags: AfganistanAlbin KurtiJoe BidenSHBA

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Pamje të frikshme/Aeroplani në ajër, afgani del jashtë derës (VIDEO)

Pamje të frikshme/Aeroplani në ajër, afgani del jashtë derës (VIDEO)

Gratë afgane zhduken nën burka, hiqen nga puna e zëvendësohen nga burrat

Gratë afgane zhduken nën burka, hiqen nga puna e zëvendësohen nga burrat

“Talebanët përdorin Wh*tsapp-in”, Fac*book bën lëvizjen e menjëhershme

"Talebanët përdorin Wh*tsapp-in”, Fac*book bën lëvizjen e menjëhershme







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com