Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Strategjia ekonomike e Maqedonisë/ Privilegje të njëjta për investitorët e huaj e ata vendas

8 vjet ago
in Të Gjitha
Strategjia ekonomike e Maqedonisë/ Privilegje të njëjta për investitorët e huaj e ata vendas

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se vendimi i Qeverisë për t’u ofruar kushte të njëjta si investitorëve të huaj, ashtu dhe atyre vendorë, paraqet një impuls të rëndësishëm për mëkëmbjen e ndërmarrjeve të vogla dhe atyre të mesme.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, para biznesmenëve është zotuar se “çdo investitor në Maqedoni, vendas ose i huaj, i cili do të fillojë investimet, do të ketë kushte të njëjta, përkatësisht do të mund t’i shfrytëzojë privilegjet që deri më tani i kanë pasur vetëm investitorët e huaj“. Këto privilegje përfshijnë lehtësime nga tatimi mbi të ardhurat personale, përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat, duke mbështetur shteti ndërtimin e infrastrukturës, vende me kosto të ulët për ngritjen e kompanive prodhuese, por edhe ndihmë direkte të shtetit përkatësisht një mijë euro për çdo punëtorë të ri të angazhuar.

“Maqedonia nuk e ka braktisur politikën e tërheqjes së investimeve të huaja, por i ka barazuar kushtet për investitorët vendas me ata të huaj”, ka theksuar Zaev Zaev para përfaqësuesve të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Visar Ademi, ekspert i ekonomisë, thotë se është për t’u përshëndetur vendimi i Qeverisë së re të Maqedonisë për të trajtuar investitorët e brendshëm në formë të barabartë sikurse kompanitë e huaja, sa u përket privilegjeve që ofron shteti. Megjithatë, ai nënvizon se me rëndësi të veçantë për zhvillimin e ekonomisë është shpërndarja transparente e mjeteve nga buxheti, përkatësisht kompanitë vendore të trajtohen në formë të barabartë dhe jo mbi bazë të afërsisë që ata kanë me struktura të caktuara në pushtet.

Ademi: Gjithmonë mbetet faktori njeri ai që vendos se kush do të duhet të marrë nga kulaçi i përfitimeve. Mjetet që shërbejnë si impuls për investitorët duhet mbajtur llogari që të mos ndahen mbi baza partiake, rajonale ose ideologjike. Duhet të jetësohet formula e barabartë gjatë ndarjes së mjeteve për të gjithë, dhe duhet pasur gjithnjë parasysh se kompanitë lokale janë ato të cilët ia duan mirëqenien këtij shteti dhe që të interesuara që zhvillimi ekonomik të fillojë nga ta, duke hapë më shumë vende pune, më shumë eksport nga Maqedonia gjithsesi dhe përfitim për bizneset vendore.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, përgjegjës për investimet e huaja, Koço Angjushev, thotë se ndryshimet në konceptin për tërheqje të investimeve të huaja, kryesisht kanë të bëjnë me transparencën rreth asaj se kush do të mund të ketë qasje në mjetet që ndahen nga arka e shtetit.

Angjushev thotë se kriteret do të shpallen publikisht duke mos krijuar asnjë avantazh për kompanitë e huaja në kurriz të atyre nga vendi.

Angjushev: Ne do të duhet të zhvillojmë një strukturë transparente të shpërndarjes së mjeteve nga buxheti i shtetit për të gjitha kompanitë, të cilat do të vendosin për të investuar në Maqedoni, pavarësisht nëse ato janë vendore ose të huaja, njëherësh investitorët pa pasur nevojë të realizojnë negociata me Qeverinë, por thjesht në internet t’i shohin ofertat dhe vetë të aplikojnë. Aty qartë do të dihet çka u takon si e drejtë dhe atë të drejtë të mund ta realizojnë pa ndihmën e askujt.

Por, nga partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, kritikojnë ashpër masat e Qeverisë, duke theksuar se përmes këtyre vendimeve në formë të drejtpërdrejtë dëbohen investitorët e huaj, të cilët kanë hapur më shumë se20 mijë vende pune dhe bashkëpunojnë me më se 200 kompani nga vendi.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se krahas transparencës që ka të bëjë me benifitet që ofron shteti për investitorët, duhet të mbahet llogari dhe për punëtorët që inkuadrohen në këto firma, sepse përderisa kompanitë shfrytëzojnë privilegje gjatë hapjes së biznesit, në trajektore të njëjtë nuk përvetësohet edhe statusi i të punësuarve në këto kompani.

“Deri më tani qeveria nuk ka pasur politika për tërheqjen e investitorëve të huaj, por ato më shumë ishin do të thosha politika për blerjen e investitorëve të huaj. E them këtë duke pasur parasysh kapitalin, i cili ka hyrë në Maqedoni kundrejt asaj sa Maqedonia ka shpenzuar si shtet, duke ofruar mjete për këto kompani në formë të benefiteve të ndryshme”.

“Ndërkohë, që punëtorët e angazhuar në kompanitë e huaja, të cilat kanë marrë subvencione nga shteti, kanë siguruar kryesisht paga minimale prej më pak se 170 euro në muaj”, konsideron Sllobodan Najdovski, profesor universitar.

Ai thekson se krahas privilegjeve që siguron shteti për kompanitë që do të investojnë në Maqedoni, duhet të kërkohet nga ta që t’i përmirësojnë dhe kushtet për punë për punëtorët e angazhuar.

Për dallim nga Qeveria e kaluar, e cila nga buxheti i shtetit ka ndarë në vazhdimësi mjete për kompanitë e huaja, Qeveria e re e Maqedonisë e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev me rishikimin e buxhetit, ka përgjysmuar paratë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Më pak mjete financiare janë paraparë edhe për ndërtimin e zonave të lira ekonomike. Agjencia për Investime të Huaja me rishikimin e buxhetit ka në dispozicion vetëm tre milionë euro, nga 5,7 milionq të parashikuara më parë.

Tags: ekonomiinvestitormaqedoniqeveristrategjite huajvendas

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Zgjedhjet në PD, ja sa kanë votuar deri në orën 16:30

Zgjedhjet në PD, ja sa kanë votuar deri në orën 16:30

Topalli: Basha nën shembullin e Armando Prengës; zgjedhjet për kryetarin e ri janë farsë

Topalli: Basha nën shembullin e Armando Prengës; zgjedhjet për kryetarin e ri janë farsë

Topalli: Basha po manipulon zgjedhjet, mbushi kutitë me fletë votimi

Topalli: Basha po manipulon zgjedhjet, mbushi kutitë me fletë votimi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com