Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Strategjia e Makron për BP: Një veprim i mirëpritur, por jo nxitje për zgjerimin

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Strategjia e Makron për BP: Një veprim i mirëpritur, por jo nxitje për zgjerimin

Nga Aleksandar Ivkovic, “European Western Balkans”

Intensifikimi i marrëdhënieve me rajonin, mbështetje ekonomike e plotë e Agjencisë Franceze për Zhvillim, bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, ngritje e ekipeve të përbashkëta të hetimit. Në këtë mënyrë e sheh Franca të ardhmen e angazhimit të saj në rajon.

Një ditë pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin, presidenti francez Emanuel Makron, publikoi ​​Strategjinë Franceze për Ballkanin Perëndimor. “Franca dëshiron të ri-angazhohet në rajonin, nga i cili është shkëputur disi pas vitit 2000”- tha Makron, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Këtë herë, disa prej propozimeve, kanë të bëjnë më shumë me vendet kandidate, dhe kandidatët potencialë, se sa vetë BE-në. Katër fusha të bashkëpunimit dypalësh, janë përcakur si prioritet i politikës së jashtme franceze në rajon: zhvillimi ekonomik, drejtësia, mbrojtja dhe siguria. Megjithatë, ashtu si letra e hapur e Makron në muajin mars, në të cilën ai kërkoi ripërtëritjen e Evropës, ndikimet e mundshme që mund të ketë ky dokument, interpretohen në mënyra të ndryshme.

“Do të ishte më e dëshirueshme, një mbështetje më e qartë për zgjerimin e BE-së”- vë në dukje profesori i Universitetit të Gracit në Austri, Florian Biber. Ai e cilëson këtë mungesë, si një pasqyrim të rezervave të mëdha që ka Franca në këtë moment, ndaj zgjerimit të unionit.

Në fakt, pranimi i anëtarëve të rinj në BE, është një perspektivë shumë e papëlqyeshme në Paris. Një nga shembujt më të fundit, ishte debati midis kandidatëve francezë për eurodeputetë, gjatë të cilit, vetëm 2 nga 12 prej tyre përkrahën pranimin e Serbisë.

Pra strategjia, është më tepër një rezultat i politikës së brendshme të BE-së, se sa nga mbështetja e Francës për këtë politikë konkrete, shpjegon analisti në Institutin e Politikave të Shoqërisë së Hapur dhe anëtari i BiEPAG, Sërgjan Cvijic. “Strategjia, duhet lexuar si një përgjigje pozitive nga Parisi, ndaj kërkesave të përsëritura të Berlinit, që Franca të përfshihet më aktivisht në rajon”- thotë ai.

Cvijiç kujton se tërheqja e Britanisë nga politikat evropiane përkundrejt rajonit, si dhe ndryshimet politike në Itali, që e kufizuan aftësinë e Romës për të vepruar si një nxitëse e ndryshimeve në Ballkanin Perëndimor, e ka lënë Gjermaninë ta drejtojë e vetme procesin e zgjerimit.

Kjo është arsyeja, se përse Franca vendosi të ri-angazhohet, dhe kjo duhet të mirëpritet, mendon Cvijiç. Sipas tij, nuk është krejtësisht e vërtetë që strategjia nuk fokusohet tek zgjerimi – thjesht e bën atë në një mënyrë të tërthortë.

“Një narrativë më e kujdesshëm mbi zgjerimin në këtë strategji, shpjegohet me situatën e brendshme politike përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, dhe një dëshirë më të përgjithshme të presidentit Makron, për të arritur thellimin e integrimit në BE, përpara zgjerimit të mëtejshëm”- shpjegon Cvijiç.

Megjithatë, pikërisht për këtë arsye, disa mendojnë se strategjia e Makron, nuk do të zhvendosë në mënyrë të konsiderueshme rajonin më pranë vendeve anëtare të BE-së, dhe një ndër ta është Tanja Prelec, studiuese në Institutin Europian të Shkollës Ekonomike të Londrës.

“Ky nivel angazhimi, me siguri që është përshtatur që të mos i japë një shtysë të përtërirë perspektivës së Ballkanit Perëndimor”- thotë Prelec. Ajo bie dakord se Franca, së bashku me Holandën, është hezituese kur është fjala për zgjerimin.

Shmangia me kujdes nga Makron, e shprehjes së një mbështetje të hapur për zgjerimin, duhet të shihet sipas saj në funksion të qëllimit të tij, për ta mbajtur të lumtur audiencën e brendshme në vendin e tij. Por, kritika ndaj këtij dokumentit nuk ndalet këtu. Florian Biber, zbulon  gjithashtu disa nga dobësitë e saj strukturore, që sipas tij, përfshijnë inkoherencën dhe mungesën e më shumë detajeve.

“Strategjia nuk është në të vërtetë një strategji, por një sërë masash, që Franca kërkon të ndërmarrë jashtë kuadrit të zgjerimit”- mendon Biber. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nisma synon thjesht të ruajë statuskuonë. “Duke mos përdorur fjalën ‘zgjerim’, dhe kjo është për të ardhur keq, strategjia e njeh këtë, duke e përcaktuar veçmas aktiviteteve të BE-së, të cilat janë tek e fundit, prapa politikave të zgjerimit”- thotë Biber, duke shtuar se vendimi i Francës për të folur rreth afrimit evropian, është në vetvete një shenjë se disa gjëra mund të ndryshojnë.

Biber theksoi gjithashtu, se masa e tretë e strategjisë, e cila përfshin mbështetjen për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit për Rininë, dhe angazhimin e shtuar në rajon të Agjencisë Franceze për Zhvillim, përshkruan qartë se qasja rajonale e Francës është në funksion të plotësimit të angazhimit të BE-së.

“Strategjia nuk është aspak një zëvendësuese e procesit të zgjerimit”- përfundon Bieber. Nëse ajo do të përshpejtojë procesin, kjo mbetet për t’u parë. Një tabllo më e qartë e qëndrimit të presidentit Makron ndaj rajonit, mund të dalë pas mbarimit të fushatës për zgjedhjet evropiane, dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, që po planifikohet të mbahet në fillim të korrikut në Paris, i pasuar nga takimi vjetor i Procesit të Berlinit në Poznan të Polonisë, duket se serioziteti i angazhimit francez, do të vihet shumë shpejt në provë./ TIRANA TODAY

Tags: Macronstrategjia

TË LIDHURA

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Next Post
“Provokacija”/ Serbja tërbon bashkëkombësit, bën shqiponjën me duar

“Provokacija”/ Serbja tërbon bashkëkombësit, bën shqiponjën me duar

Vrasja në Laç për foton në FB, një nga autorët shpërthen në lot: Nuk doja!

Vrasja në Laç për foton në FB, një nga autorët shpërthen në lot: Nuk doja!

Një veting për brenda vendit dhe një për jashtë

Një veting për brenda vendit dhe një për jashtë

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

SHBA – Prezantohet ”Trump Mobile”, rrjeti telefonik i presidentit
Bota

SHBA – Prezantohet ”Trump Mobile”, rrjeti telefonik i presidentit

by mirseda
10:41 | 17/06/2025
0

Pas medieve sociale, Biblave, atleteve dhe kriptovalutave, Donald Trump është gati të ndërmarrë një biznes tjetër që...

Meta kërkon lirinë, GJKKO cakton seancën

Meta kërkon lirinë, GJKKO cakton seancën

10:11 | 17/06/2025
Altin Dumani në forumin e kryeprokurorëve: Na bashkon lufta kundër krimit.

Altin Dumani në forumin e kryeprokurorëve: Na bashkon lufta kundër krimit.

09:57 | 17/06/2025
Me veshje transparente, tifozja kroate nuk përmbahet pranë DJ të famshëm

Me veshje transparente, tifozja kroate nuk përmbahet pranë DJ të famshëm

09:51 | 17/06/2025
Starmer dhe Trump firmosin për tarifat në samitin e G7-ës

Starmer dhe Trump firmosin për tarifat në samitin e G7-ës

09:40 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com