Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Stanisllav Petrov: Njeriu që parandaloi Luftën e Tretë Botërore

5 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Stanisllav Petrov: Njeriu që parandaloi Luftën e Tretë Botërore

Ndoshta emri Stanisllav Petrov, nuk i kujton diçka të menjëhershme shumicës prej nesh. Gjithsesi, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për rrjedhën e historisë sonë, pasi po flasim për personin që parandaloi një Luftë të Tretë Botërore.

Po kush është Stanisllav Petrov?

Petrov lindi më7 shtator të vitit 1939 në qytetin rus të Vladivostokut. Ai lindi si djali i një ushtari të Luftës së Dytë Botërore, në një kohë që nëna e tij ishte infermiere. Pas diplomimit në vitin 1972, ai u bë punonjës i Forcave Sovjetike të Mbrojtjes Ajrore. Detyra e tij ishte të monitoronte radarin që do të zbulonte sulmet e mundshme raketore nga vendet e NATO-s.

Lufta e Ftohtë

Për të kuptuar se si ky njeri arriti të parandalojë një Luftë të Tretë Botërore, ne duhet të analizojmë paksa Luftën e Ftohtë, e cila është edhe periudha në të cilën zhvillohen ngjarjet. Lufta e Ftohtë, ishte një periudhë e “paqes së armatosur” midis botës komuniste dhe asaj kapitaliste në gjysmën e dytë të shekullit XX-të. Shtetet e Bashkuara udhëhiqnin bllokun perëndimor kapitalist.

Aleancat Botërore Gjatë Luftës së Ftohtë

Vendet komuniste drejtoheshin kryesisht nga Bashkimi Sovjetik, ose ishin aleatë me Kinën komuniste. Për Perëndimin, termi “bota e parë” u përdor gjithashtu, ndërsa bota komuniste ishte “bota e dytë”.Vendet që nuk dëshironin t’i përkisnin as bllokut kapitalist dhe as atij komunist e quanin veten “Vende jo të Rreshtuara”. Ata formonin “botën e tretë”, një term që përdoret end sot për vendet në zhvillim.

Incidenti i raketave

Më 26 shtator të vitit 1983 Lufta e Ftohtë ishte në kulmin saj, dhe nënkoloneli Stanisllav Petrov ishte në krye të detyrës. Ai u urdhërua të vëzhgonte nga afër ekranet e radarëve, për të kontrolluar vazhdimisht nëse kishte sulme të mundshme me raketa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Detyra e tij ishte të sinjalizonte eprorët e tij në momentin që ai vinte re diçka të çuditshme dhe do të ishin ata që do të vendosnin se çfarë duhej bërë më tej (një procedurë e njohur gjithashtu si shtypja e butonit të kuq për të lëshuar raketat e tyre në kundërpërgjigje).

Ndërsa po vëzhgonte nga afër monitorët, ai vërejti papritmas 5 pika të kuqe që u shfaqen në ekran, dhe ato tregonin 5 raketa bërthamore që ishin drejtuar drejt Bashkimit Sovjetik. Ai nuk ishte dhe aq i sigurt sa t’ua raportonte eprorëve të tij,dhe dyshoi në vërtetësinë e atij alarmi.

Gjithashtu ai i kujtoi vetes faktin që sistemi sovjetik nuk ishte plotësisht i besueshëm.

Por pyetja më e rëndësishme që po i kalonte nëpër kokë ishte:“A duhej t’i paralajmëroj eprorët?”  Përfundimisht ai vendosi të mos i sinjalizonte ata,duke u thënë më vonë se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Vlerësimi i tij rezultoi të ishte i saktë:sistemi i paralajmërimit kishte dështuar. Në realitet Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po e sulmonin me armë bërthamore Bashkimin Sovjetik. Falë gjakftohtësisë dhe intuitës së Petrov, rusët nuk i lëshuan armët e tyre bërthamore.

Fshehja e historisë

Për një kohë të gjatë kjo histori u fsheh nga sovjetikët/rusët, pasi ajo nuk është vetëm një histori rreth një heroi që parandaloi një Luftë të Tretë Botërore, por edhe një histori rreth dështimit të sistemit rus/sovjetik.

Rusëve nuk u pëlqen që të flasin mbi dobësitë dhe dështimet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për forcat e tyre ushtarake. Përfundimisht, historia e tij u bë e njohur për publikun e gjerë, dhe Petrov u bë menjëherë një hero. Në vitin 2014, Petrov mori Çmimin Drezden për parandalimin e një Luftë të Tretë Botërore, para se të vdiste në vitin 2017.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/stanislav-petrov-the-man-who-prevented-a-third-world-war-fc556feb53f2

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: historilufta e tretë botëroreparandalimStanisllav Petrov

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Rama në Ankara/ Greqia shqetësohet për detin: Shqipëria, peng i Turqisë

Rama në Ankara/ Greqia shqetësohet për detin: Shqipëria, peng i Turqisë

Osmani: Biden ndan vaksina anti-co*id për Kosovën

Osmani: Biden ndan vaksina anti-co*id për Kosovën

Kadilli: S’kam rival! Unë dhe Basha nuk garojmë për numrin dy

Kadilli ironizon Bashën: Rama nuk mposhtet duke i thënë ik







JU REKOMANDOJMË

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!
Bota

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

by mirseda
20:35 | 12/12/2025
0

Tailanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord të ndërpresin të gjitha luftimet duke filluar nga sot. Lajmi është...

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

19:44 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com