Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Spitali i Përrenjasit si në Mesjetë, ja ç’ndodh me të sëmurët

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Spitali i Përrenjasit si në Mesjetë, ja ç’ndodh me të sëmurët

Fiks Fare vijoi denoncimin e mungesës së mjekëve dhe kushteve në spitalet rajonale dhe bashkiake në rrethe. Për pasojë, mijëra pacientë udhëtojnë çdo ditë në spitalet në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në Spitalin “Nënë Tereza” ka pacientë pothuajse nga e gjithë Shqipëria; Saranda, Fieri, Peshkopia, Kukësi, Tropoja, Korça, Lushnja, etj, etj. Disa prej tyre thanë se ndihen të detyruar që të vijnë në kryeqytet, pasi në spitalet afër vendeve ku jetojnë nuk ka kushte dhe mjekë specialistë.

Një pacient nga Fieri tha se është detyruar që të shpërngulet në Tiranë, vetëm për arsye shëndetësore. Një pacient nga Gramshi thotë se ka ardhur para 1 muaji në Tiranë, ka prenotuar vizitën dhe kërkon që të marrë kurim. Ndërkohë, një pacient nga Dibra tregon se në Spitalin e Peshkopisë nuk ka mjekë specialistë, ndërsa edhe kushtet nuk janë të përshtatshme. Ai është detyruar që të udhëtojë shpeshherë drejt Tiranës për të marrë kurimet.Pas këtyre denoncimeve, Fiksi udhëtoi drejt Spitalit Bashkiak të Përrenjasit. Në këtë spital, kishte aparatura që kishin “dalë” në pension. Aparatura që bënte grafi ishte e vitit 1953, pra plot 65 vjeçare. Spitali, megjithëse tre katësh, ishte i rrënuar. Funksionin vetëm dy kate, ndërsa kati i tretë ishte jashtë funksioni. Për 50 mijë banorë, por edhe për udhëtarët e aksit Librazhd-Pogradec, kishte një urgjencë vetëm me dy dhoma.

Sami Agolli, shefi i shërbimit të Spitalit të Përrenjasit, thotë se spitali u vjen në ndihmë 4 njësive administrative. “Në spitalin tonë vijnë të sëmurë edhe nga zona e Mokrrës, që janë 10 mijë banorë. Në total janë 50 mijë banorë. Që nga ndërtimi, në spital janë bërë investime jo kapitale. Janë bërë investime vetëm për tarracën. Ngrohja bëhet me fërnella elektrike. Pjesa problematike është urgjenca e spitalit, ka vetëm dy dhoma. Ne jemi rrugë nacionale, aks i vështirë, ka mjaft aksidente. Kemi kapacitet prej 7-8 mijë të sëmurësh. Spitali ka vetëm dy mjekë. Unë, dhe një mjek patolog. Kemi 19 infermiere, 3 laborante, 3 shoferë. Kemi dy ambulanca dhe janë 6 punonjës jo mjekësorë, sanitarë dhe kuzhinierë” thotë ai.

Më tej shton se shërbimi laboratorik, qoftë ai biokimik dhe ai angent, janë shërbime të vjetra dhe nuk janë shërbime të thjeshta. Sipas tij, në spital nuk bëhen dot analiza. “Aparati angen (grafisë) është i vjetur, i viti 1953, kemi marrë premtime dhe do bëhet diçka” thotë Agolli. Nisur dhe nga viti i prodhimit, rezulton se aparatura ka dalë madje në pension. Shefi i Shërbimit, nga ana e tij, ngre duart lart; Po ç’të them!

Ndërkohë, korridoret e spitalit nuk kanë llamba, instalimet elektrike janë të vjetra, ndërsa dyshemeja e shtruar me pllaka para 50 vitesh.

Fiksi shkoi për të parë aparaturën që kishte dalë në pension. Specialisti tha se kabineti i radiologjisë është shumë i vjetër dhe në të bëhen vetëm grafitë e kockave, grafitë e tjera është shumë e vështirë. “Pulmonet kanë një defekt është e vështirë të realizohet. Skopia nuk funksionon. S’ka pasur asnjëherë këtu. Ne mbulojmë kryesisht aksidentet. Aktualisht këtu bëhen 7 ose 8 grafi në ditë. Pacientët largohen kur shikojnë dhe kushtet. Kabineti ku lahen filmat e grafive është i vjetër. Ne përpiqemi të nxjerrim diçka” thotë specialist.

Fiksi shkoi të filmojë dhe kabinetin ku lahen filmat, por drejtori nuk pranoi. “Mbylle mos merr. Fike dritën, ç’të shpjegojë… S’ke çfarë u shpjegon atyre” thotë ai.

Fiksi pyeti në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku specialisti Andrea Çobi, tha se spitali ka 276 punonjës, 33 mjekë. Sipas tij, mungojnë 6 specialitete; ortoped, anestezist, arlegolog, një imazherie dhe pneumolog. Sipas tij, janë 53 punonjës në shërbimin mbështetës dhe sanitare, ndërsa janë edhe 115 infermierë.

Ndërkohë, në Sarandë, drejtoresha e spitalit thotë se janë

197 punonjës, nga këta 30 mjekë, 97 infermierë. Sektori ekonomik, ku përfshihen edhe sektori mbështetës e sanitarët, janë 93 punonjës. Mungojnë reanimatorë, laborant, patologjia, kardiologjia. Në këtë spital punojnë 4 mjekë që kanë dalë në pension. Në Spitalin e Tepelenës janë rreth 90 punonjës, janë 16 mjekë. Mungojnë mjek kirurg, reanimator, shërbimet e të cilëve i mbulon Spitali Rajonal Gjirokastër.

Ndërkohë, Nevjana Buzani, përgjegjësja e burimeve njerëzore në Spitalin e Elbasanit, thotë se janë 599 punonjës, janë 100 mjekë, 320 infermierë. Sipas saj, shërbimi sanitar ka 68 persona dhe janë 3 mirëmbajtës së ambientit të jashtëm. Pjesa e mbetur e stafit, prej 108 personash janë administratë./Top Channel

Tags: ç’ndodhmesjetëPërrenjasitsëmurëtspitali

TË LIDHURA

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

22:43 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur
Aktualitet

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali
Aktualitet

Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

21:24 | 31/10/2025
Next Post
94-vjeçarja në vetmi dhe errësirë: Pse s’më merr Zoti, por më lë të vuaj!

94-vjeçarja në vetmi dhe errësirë: Pse s’më merr Zoti, por më lë të vuaj!

Pollo përplaset me Gjebrean: Ja pse nuk hapen negociatat

Pollo përplaset me Gjebrean: Ja pse nuk hapen negociatat

Trump harron Macronin, magjepset pas Merkelit: Është grua e jashtëzakonshme

Trump harron Macronin, magjepset pas Merkelit: Është grua e jashtëzakonshme







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

by mirseda
22:43 | 31/10/2025
0

Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit. Viktor Agolli...

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com