Nga 10 marsi, Italia ka shënuar numrin më të ulët të viktimave. Situata është drejt përmirësimit, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 174 viktima nga COVID-19.
Kryebashkiaku i Parmës, Federico Pizzarotti, ka dhënë një lajm mjaft të mirë dhe të shumëpritur.
Një lajm fantastik vjen nga spitali “Maggiore” në Parma të Italisë, ku kryebashkiaku njofton mbylljen e pavionit nr. 26.
Ky pavion ishte për pacientët e infektuar me koronavirus.