Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Spiropali shpërthen ndaj Bashës: A ke atdhe ti mor burrë i dheut?

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Spiropali shpërthen ndaj Bashës: A ke atdhe ti mor burrë i dheut?

Pas takimit të Bashës me përfaqësues të Partisë Kristian Demokrate Holandeze CDA, ka reaguar nënkryetarja e Grupit Parlamentar të PS, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit ka kritikuar ashpër Bashën, teksa shprehet se nuk i ka dalë në mbrojtje vendit të tij në lidhje me kërkesën e CDA për heqjen e vizave.

“Po si ka mundësi të flitet kështu me të huajt për atdheun tënd?! Po si mund të shpifet në këtë farë feje për vendin tënd, duke ushqyer forca e individë të huaj që i kanë emigrantët si mish për topin e politikës së tyre?! Po si është e mundur të derdhet mbi fytyrën e popullit tënd tërë ky zift pezmi për disfatën e radhës në zgjedhje?!”, shpërthen Spiropali, teksa ka publikuar një pjesë nga deklarata e kreut të PD-së pas takimit në fjalë.

REAGIMI I SPIROPALIT:

ZOTI BASHA A E KE TI NJE ATDHE APO KE VEÇ NJE KARRIGE PARTIE PER TE MBROJTUR MOR BURRE I DHEUT?!

Më tërhoqi vëmendjen ky lajm për të cilin kam një koment, po më parë lexojeni pak ju lutem:

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë Kristian Demokrate Holandeze CDA, parti kjo e cila është nismëtarja për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, në debatin e nisur pak muaj më parë. Siç njofton zyra e shtypit e Partisë Demokratike, kreu demokrat Basha shprehu shqetësimin e rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE, përfshirë Holandën. “Në këto katër vite, siç konfirmojnë raportet e EUROPOL dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer në një bazë të veprimtarisë së grupeve të organizuara kriminale”, thuhet në njoftimin e PD-së. Kryetari i opozitës, edhe njëherë vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në veçanti votën e lirë, siç ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes së votës me paratë e drogës. “Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, çka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kërkojnë azil në vendet e BE-së e në Holandë, për shkak se kanë humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme”, mësohet të jetë shprehur Basha. Por, edhe pse një takim me zyrtarët e CDA, parti që jo vetëm kërkon rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, por njihet edhe për qëndrimin e saj jo miqësor me vendin tonë, në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga selia blu, nuk përmendet që Lulzim Basha të ketë kërkuar informacion mbi nismën e tyre për rikthimin e vizave për shqiptarët, apo t’i ketë kundërshtuar ata”.

Po si ka mundësi të flitet kështu me të huajt për atdheun tënd?! Po si mund të shpifet në këtë farë feje për vendin tënd, duke ushqyer forca e individë të huaj që i kanë emigrantët si mish për topin e politikës së tyre?! Po si është e mundur të derdhet mbi fytyrën e popullit tënd tërë ky zift pezmi për disfatën e radhës në zgjedhje?!

Tags: Elisa Spiropalilulzim bashashperthen

TË LIDHURA

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
Aktualitet

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë
Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

21:51 | 02/03/2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama në koordinim me ambasadorët
Aktualitet

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama në koordinim me ambasadorët

19:58 | 02/03/2026
Next Post
Gruevski: Greqia, jo armike e Maqedonisë

Gruevski: Greqia, jo armike e Maqedonisë

Pafuqia për të rrugëtuar drejt INTERPOL pengon integrimin e Kosovës

Pafuqia për të rrugëtuar drejt INTERPOL pengon integrimin e Kosovës

Sherr për motive të dobëta, at dhe bir “therin” burrë e grua në Sauk

Vrau gruan, dëshmon burri vrasës: Nuk jam penduar, ja pse e bëra







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com