Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SPD-ja gjermane ende ne koalicion

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SPD-ja gjermane ende ne koalicion

58-vjeçarja Saskia Esken dhe 67-vjeçari, Norbert Walter-Borjans, u zgjodhën zyrtarisht edhe nga kongresi i partisë në krye të SPD-së.

Pak pas orës 16, ajo vezullon shkurtimisht, shkëndija e revolucionit në Partinë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, kur aty mban fjalën një nga ish-kryetaret e socialistëve të rinj, Franziska Drohsel.

“Ku mbetën reformat, ku mbeti kthesa përmbajtjesore, ku mbeti tatimi mbi pasurinë?” – thërret ajo para 600 delegatëve që po diskutojnë arritjet e SPD-së në koalicionin qeverisës.

Në pyetje është se a i bën mirë partisë që të vazhdojë bashkëqeverisjen me partitë konservative, CDU/CSU?

Franziska Drohsel thotë jo: “Ne duhet të guxojmë më në fund të themi atë që duam pa kufizime,” thotë ajo, duke bërë thirrje për një jo të koalicionit të madh dhe një riorientim të demokracisë sociale.

Të njëjtat gjëra kërkon gjysmë ore më pas deputetja e  Bundestag-ut, Hilde Mattheis: “Ne nuk dalim dot nga 15-përqindëshi, ne perceptohemi si rimorkio, e jo si forca shtytëse”.

Kritikët nuk kanë shans

Por Drohsel dhe kundërshtarët e tjerë të koalicionit të madh nuk i dëgjon askush në kongresin e SPD-së.

Me shumicë të madhe votash, delegatët miratojnë mocionin kryesor, d.m.th rekomandimin e udhëheqjes partiake për të vazhduar bashkëqeverisjen me partitë e Unionit. Por, me zotimin se do të flitet me Unionin se cilat tema të reja ose të ndryshme nga ato të marrëveshjes së bashkëqeverisjes, do të trajtohen në dyvjeçarin e mbetur.

Bisedimet do të udhëhiqen nga udhëheqësit e rinj të SPD-së. Pas votimit të anëtarëve të SPD-së një javë më parë, 58-vjeçarja, Saskia Esken dhe 67-vjeçari, Norbert Walter-Borjans, u zgjodhën zyrtarisht edhe nga kongresi i partisë në krye të SPD-së.

Informatikania Esken mori 75,9 përqind të votave, ndërsa ekonomisti dhe ish-ministri i financave të landit Nordrhein-Westfalen 89,2 përqind. Rezultati e bën të qartë se delegatët nuk duan revoltë, ata ndjekin drejtimin që ka vendosur javën e kaluar udhëheqja partiake.

Revolucioni u anulua

Dalja nga koalicioni i madh, të cilën e kishin premtuar dy udhëheqësit e rinj në fushatën e tyre zgjedhore, tani u shty: “Unë kam qenë dhe jam skeptik për të ardhmen e këtij koalicioni madhështor, kështu që nuk kam ndryshuar mendim,” tha Saskia Esken në fjalimin e saj në kongres. Por ajo u justifikua me faktin që SPD tani dëshiron të bisedojë me Unionin për përmbajtjen politike.

Negociatat e kërkuara nga SPD janë “një shans për vazhdimin e koalicionit të madh, jo më shumë dhe jo më pak”.

Në tre fusha SPD planifikon të negociojë me CDU dhe CSU: klima, investimet dhe paga minimale.

Kjo e fundit, sipas SPD-së duhet të rritet në 12 euro: “SPD-ja mund të bëhet përsëri e fortë, nëse u përmbahet parimeve të saj: e qëndrueshme, sociale, demokratike”, tha në fjalën e saj Esken.

Norbert Walter-Borjans gjithashtu kërkoi që SPD “të bëhet përsëri partia e shpërndarjes së drejtë”. Ai tha se në Gjermani ka një rishpërndarje nga poshtë-lart. “Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë”. Kjo do të thotë, se kush fiton më shumë duhet të japë një kontribut më të madh për vendin.

Shefi i Socialistëve të Rinj do të bëhet zëvendës

“Unë besoj se ju do të qëndroni të patundur në negociata”, thotë një delegat i ri. “Të gjithë në kongresin e partisë tani duhet të shtrëngojnë radhët”,  kërkoi një tjetër. Kështu mendon edhe kreu i Socialistëve të Rinj, Kevin Kühnert.

Kundërshtari i deklaruar i Koalicionit të Madh konsiderohet koka që qëndron pas fitores së Esken dhe Walter Borjans. 30-vjeçari u bë një nga pesë zëvendësit e tyre, edhe pse duhet të jenë vetëm tre. Por për këtë do të duhej të bëhej një garë mes kandidatëve./DW

Tags: gjermanikoalicionNorbert Walter-BorjansSaskia EskenSPD

TË LIDHURA

Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së
Bota

Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

15:14 | 12/07/2025
Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”
Bota

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

08:13 | 12/07/2025
“Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave
Bota

“Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:03 | 11/07/2025
Next Post
Miratohet lista me 660 familjet e prekura nga tërmeti që përfitojnë qiranë

Miratohet lista me 660 familjet e prekura nga tërmeti që përfitojnë qiranë

“Rama i trajton shqiptarët si skllevër”, Paloka: OSBE e ka bërë të qartë

Shembja e godinës 15/ Paloka: Zgjodhi qëllimisht 8 Dhjetorin, ditën e rinisë

Gjendet i pajetë në burgun grek 36-vjeçari shqiptar

Gjendet i pajetë në burgun grek 36-vjeçari shqiptar

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Kosovo

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

by mirseda
16:41 | 12/07/2025
0

Në paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për...

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

15:47 | 12/07/2025
Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

15:34 | 12/07/2025
Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

15:14 | 12/07/2025
Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

15:01 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com