Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Spanja voton sërish, hera e katërt në katër vjet

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Spanja voton sërish, hera e katërt në katër vjet

Spanjollët për herë të katërt brenda katër vitesh do të votojnë për një parlament të ri. Përfitues mund të jenë ekstremistët e djathtë.

Për të dytën herë gjatë këtij viti 37 milionë spanjollë me të drejtë vote do të zgjedhin një parlament të ri. Kjo do të thotë se spanjollët për herë të katërt brenda katër vitesh do të dalin në vendvotime, për shkak të problemeve me funksionimin e koalicioneve qeveritare dhe qeverive të atjeshme. Por ekspertët thonë se bllokada politike në Spanjë mund të vazhdojë edhe pas këtyre zgjedhjeve. Mendohet se pjesëmarrja në këto zgjedhje do të jetë shumë më e ultë se në zgjedhjet e prillit të këtij viti. Në prill kanë votuar rreth 72% e qytetarëve me të drejtë vote.

Në sondazhet e fundit thuhet se në Spanjë sërish nuk do të ketë ndonjë shumicë stabile qeveritare. “Partia punëtore socialiste” (PSOE) e kryeministrit aktual Pedro Sánchez mund të llogarisë sërish me fitore. Por vëzhguesit thonë se kjo parti do ta ketë gati të pamundur të krijojë një koalicion të qëndrueshëm. Në sondazhe nuk shihet ndonjë shumicë e qartë e të majtës apo të djathtës politike. Për krijimin e qeverisë nevojiten 176 nga 350 mandate sa ka parlamenti në Spanjë.

Sánchez ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me forca të tjera politike. “Fundi i bllokadës politike nuk duket në horizont”, shkruan gazeta “El País”. Sánchez ka kërkuar pa sukses me muaj të tërë një forcë tjetër politike për krijimin e koalicionit qeveritar. Në shtator mbreti Felipe VI. ka shpallur zgjedhjet e reja.

Shumë spanjollë duket se janë lodhur me votime. Këtë dëshmon edhe numri i zgjedhësve me postë, i cili ka rënë dukshëm krahasuar me ate në prill të këtij viti.

Shkaku kryesor i dështimit të krijimit të koalicionit është numri i madh i forcave politike në vend. Më parë ka pasur në fakt vetëm dy parti të mëdha, ndaj në pushtet kanë qenë socialistët ose Partia konservatore popullore PP. Nuk ka pasur nevojë për koalicione.

PP do të shtojë numrin e votave, pas rënies serioze të mbështetjes në zgjedhjet e fundit. Me vëmendje të madhe pritet edhe rezultati i partisë djathtiste estreme – Partia Vox, e cila mbështetet tek trashëgimia e diktatorit spanjoll Francisco Franco. Mendohet se ajo do të fitojë rreth 12 – 14 % të votave, që do të thotë se ajo mund të jetë edhe forca e tretë politike në vend. Vox është futur në parlament për herë të parë në zgjedhjet e fundit me rreth 10 % të votave.

Një nga faktorët vendimtar në këto zgjedhje, sipas vëzhguesve, mund të jenë protestat e vazhdueshme të katalonasve, për pavarësi. Forcat konservatore në Madrid kritikojnë kryeministrin Sánchez për mungesë vendosmërie kundër katalonasve. Për të evituar kaosin në ditën e zgjedhjeve në këtë rajon, autoritetet kanë angazhuar rreth 8000 nëpunës rajonal dhe 4500 policë federalë dhe gardën civile. Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 20.00 në pjesët qendrore, ndërsa në ishujt Kanare deri në ora 21.00./ DW

Tags: ekstremistët e djathtëparlament të rispanjezgjedhje

TË LIDHURA

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza
Bota

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

17:53 | 19/02/2026
Donald Trump: “Irani pikë e nxehtë”, takime interesante, por paralajmëron pasoja nëse…
Aktualitet

Donald Trump: “Irani pikë e nxehtë”, takime interesante, por paralajmëron pasoja nëse…

17:27 | 19/02/2026
Trump para Bordit të Paqes: Shqipëria dhe Kosova do të dërgojnë trupa në Gaza
Aktualitet

Trump para Bordit të Paqes: Shqipëria dhe Kosova do të dërgojnë trupa në Gaza

17:05 | 19/02/2026
Next Post
U tha që është sëmurë,reagon Rama: Ja pse kam munguar në daljet e fundit publike

U tha që është sëmurë,reagon Rama: Ja pse kam munguar në daljet e fundit publike

“Nuk jam as tradhtar e as hero”/ Rama: Jam i befasuar nga reagimi i Isa Mustafës

“Nuk jam as tradhtar e as hero”/ Rama: Jam i befasuar nga reagimi i Isa Mustafës

Amnistia për festat e fundvitit, kush janë të dënuarit që përfitojnë

Amnistia për festat e fundvitit, kush janë të dënuarit që përfitojnë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

by mirseda
18:51 | 19/02/2026
0

Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është konstatuar se çarjet e vjetra dhe...

Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë: Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual

Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë: Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual

18:49 | 19/02/2026
Bordi i Paqes, firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

Bordi i Paqes, firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

18:08 | 19/02/2026
Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

17:53 | 19/02/2026
Edi Rama: “Shqipëria mbështet paqen në Gaza.”

Edi Rama: “Shqipëria mbështet paqen në Gaza.”

17:49 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com